Richard Turere është emri i një 13-vjeçari “shpikja” e të cilit për mbrojtjen e bagëtive nga kafshët e egra, po përhapet me shpejtësi në të gjitha fermat e Kenias.
Turere është autori i një sistemi mbrojtës vecanërisht ndaj luanëve. Ai rrëfen se si për vite me radhë shihte të dëshpëruar familjen e tij cdo herë që luanët gllabëronin natën bagëtitë e shtëpisë.
“Kisha vënë re, thotë ai, se sa herë që dikush lëvizte me elektrik nëpër fermë, luanët trembeshin. Aty nisa të mendoj për sistemin tim mbrojtës”.
Sistemi i tij mbrojtës është pak a shumë i thjeshtë.
Përbëhet nga llampa të vendosura në një tel. Energjia e tyre sigurohet nëpërmjet disa baterive të karikueshme nga panelet diellore dhe një perimetër sigurie.
Gjatë natës, kafshët e egra afrohen për të gjetur ushqimin e tyre mes bagëtive të familjes. Sapo luanët kalojnë perimetrin e sigurisë, i ngritur nga një fill i hollë, llampat ndizen dhe zhvendosen horizontalisht në telin mbajtës duke krijuar përshtypjen e një njeriu me elektrik që lëviz.
Kjo ka rezultuar efikase sepse një luan trembet. Familja e 13-vjeçarit rrëfen se që nga vënia në punë e këtij sistemi sigurie, nuk ka humbur asnjë kafshë të saj.
Sistemi i tij mbrojtës u përhap me shpejtësi në të gjithë vendin, ndërkohë që së fundmi ai ishte i ftuar në Kaliforni në një forum shkencor për të prezantuar punën e tij.