Çlirimtarët sirianë postuan një video në faqen e Internetit YouTube, në përshkrimin e të cilës thuhet se në të paraqitet puna e “batalionit të mbrojtjes kundërajrore” të Ushtrisë së Lirë Siriane në rrethinat e qytetit Homs.
Në kuadrot e xhirimit në fjalë duket se si një prej ushtarëve lëshon një raketë të tipit “tokë-ajër” (me sa duket -“Igla-S”) në drejtim të një helikopteri, i cili fluturonte disa kilometra larg nga vendi i lëshimit të raketës.
Disa sekonda më vonë helikopteri mbulohet nga flakët, fillon të digjet, të lëshojë tym, humbet kontrollin dhe bie në tokë. Duke gjykuar nga kuadrot e filmimit, shans për shpëtim pilotët nuk kishin.
Më herët u njoftua se kryengritesit sirianë kanë marrë nga jashtë dhe kanë rrëmbyer në Siri komplekset më të avancuara raketore kundërajrore zenit.