Moment frymëzues është ky kur një mjek musliman e shpëton një njeri të huaj i cili për disa minuta mund të quhej edhe i vdekur.
Mjeku, i cili po i regjistronte fëmijët e tij në Kolegjin Islamik të Brisbanes në Queensland, u ballafaqua me një njëri të huaj, i cili ra për tokë pa vetëdije dhe siç është raportuar atij ju ndal zemra për disa momente, transmeton lajmi.net.
Madje ky rast ka bërë që shumë persona të flasin për sulmin vetëvrasës në Mançester, ku vdiqën shumë persona.
Kryetari i kësaj shkolle në rrjetin Facebook ka shkruar:“Për ata që po fajësojnë Islamin për #Manchester, ky veprim ishte kundër Islamit. Ky akt i një mjeku musliman në #Brisbane është Islami dhe shumica e myslimanëve jetojnë me këtë çdo ditë të jetës së tyre, “zoti Kadri shkroi në Facebook së bashku me videon.
Njeriu po shërohet tashmë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.