2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

E vërteta “e rreme” e revolucionit të Internetit: Përse na duhet një ekuilibër mes shkatërrimit dhe krijimit?

Më të lexuarat

“Shkatërrimi krijues” nuk na jep paranë tonë. Të apasionuarit e historisë do ta pranojnë këtë koncept. I shpikur nga Joseph Schumpeter (1883-1950), një nga ekonomistët më të njohur të shekullit të XX, ai përcakton një nga karakteristikat thelbësore të kapitalizmit: kapitalizmi rrit mirëqënien materiale duke zëvendësuar teknologjitë, produktet dhe praktikat tregtare në fuqi, me zëvendësues më modernë. Nëse në fillim, kjo destabilizon industrinë dhe komunitetin, ai është megjithatë motorri kryesor i progresit ekonomik.

Ja çfarë thoshte Schumpeter tek “Kapitalizmi, socializmi dhe demokracia” (1942): “Kapitalizmi … revolucionon pa pushim strukturën ekonomike të brendshme, duke shkatërruar papushim elementët e tij të vjetëruar dhe duke krijuar pa pushim elementë të rinj. Ky proces i “shkatërrimit krijues” përbën të dhënën më të rëndësishme të kapitalizmit”.

Historia e Shteteve të Bashkuara i jep të drejtë Schumpeterit. E reja shkatërroi të vjetrën. Hekurudhat përjashtuan kanalet dhe karrocat, para se t’i linin vendin avionëve për distancat e gjata. Makinat zëvendësuan karrocat. Rrjetet e mëdha të shpërndarjes kishin të drejtën mbi bizneset e vogla (në vitin 1929, tabelat e supermerkatove “A&P” numëroheshin në 16 000 magazina, shkruan Marc Levinson në artikullin e tij “A&P e madhe dhe Lufta për Biznesin e vogël në Amerikë”). Kompjuteri e la makinën e shkrimit në harresë.

Këto progrese kanë pasur gjithmonë një kosto njerëzore. Kategori profesionesh u zhdukën plotësisht. Në fillim të viteve 1900, numëroheshin 238 000 farkëtarë dhe 109 000 prodhues të prazmoreve për kuajt dhe kafshët, relaton ekonomisti Michael Cox, i Universitetit Jugor Metodist të Dallasit. Në vitet 1970 dhe 1980, importet dhe teknologjitë e reja e vunë industrinë metalurgjike të Midwest në gjunjë.

Por, ishte zakon të thuhej se ishte çmimi që duhej paguar. Sektorët e rinj krijonin vende pune të reja: në vitin 1900 nuk kishte as shoferë, as pilotë linjash ajrore. Niveli i jetesës nuk ka pushuar së përmirësuari. E korrigjuar nga inflacioni, e ardhura për banor ishte në vitin 2000, 28 herë më e lartë se niveli në vitin 1790, sipas shifrave të dhëna nga ekonomisti Richard Sutch, i Universitetit të Kalifornisë në Riverside.

Çfarë ishte krijuar e kalonte në plan të dytë atë që ishte shkatërruar. Pra kjo është shqetësuese, ky pohim sot nuk është më ndofta i vërtetë, ose në çdo rast është më pak se sa e kaluara.
Në një ese të botuar kohët e fundit, historiani i ekonomisë John Komlos, i Universitetit të Mynihut, pohon se vlera ekonomike e teknologjive të reja u ul me kohën. Rreth një shekull më parë, “llampa inkandeshente zëvendësoi llampën me vajgur dhe vlera e shtuar [në të ardhurën kombëtare] si dhe në mirëqënien në drejtim të konfortit, shëndetit dhe sigurisë ishte e madhe. Besueshmëria ishte e konsiderueshme”, shkruan ai. Një numër i madh teknologjish të shekujve XIX dhe XX si metalurgjia, telefoni, vetura, avioni, antibiotikët, radio apo televizioni shkaktuan tronditje të një niveli të lartë.

Por ky nuk është rasti i shumicës së teknologjive të informacionit, thotë Komlos. Merrni Facebook. “Nëqoftëse krijimi i një rrjeti social i lehtësuar nga Facebook, është një funksion veçanërisht për internetin, ai thjeshtë ka bërë të zëvendësohen praktikat e kaluara të rrjetëzimit, pa shtuar gjë të madhe në ndjesinë tonë të mirëqënies”, shkruan ai. “Facebook-u thjesht i ka monetizuar aktivitetet që për shumicën ishin deri atëhere jashtë rëndësisë së tregut”.

Nëse teknologjia është impresionuese, vlera e saj sociale dhe ekonomike është më pak. Shembujt janë të shumtë. Aparatet fotografike, të konsideruar si mjete të mrekullueshme janë veçse një evolucion i kamerave “Kodak”. Këto ishin mjete të reja. Pa llogaritur që disa risi, si Interneti, shkaktojnë kosto sociale dhe ekonomike që e tejkalojnë atë që Schumpeter kishte imagjinuar.

Ne filluam pak e nga pak të kuptonim që piratimi informatik është i aftë të mbjellë panik në individë të veçantë, si dhe në shoqëri. Nuk kalon as dhe një javë pa një vjedhje masive të të dhënave, apo një çrregullim të funksionimit të mirë të ndërmarrjeve.
Kohët e fundit, piratët kanë vjedhur arkën amerikane të sigurimit shëndetësor “Anthem”, bashkë me të dhënat e 80 milion personave; të tjerë kanë piratuar faqen e internetit Forbes.com për të hyrë në faqet e web-it të ndërmarrjeve të sektorit të mbrojtjes dhe të shoqërive financiare. Ne jemi bërë të varur të një teknologjie që na ven përballë një forme të re prekshmërie të frikshme. Gjithshka e konsideruar mirë, konkludon John Komlos, “avantazhet nga shkatërrimi krijues janë reduktuar në mënyrë të konsiderueshme me kohën”.

Ekonomisti Robert Gordon, i Northwestern University të Çikagos, arriti në të njëtin konkluzion. Statistikat zyrtare i japin pjesërisht të drejtë skepticizmit të tyre. Ekonomistët masin performancën e përgjithshme në aspektin e produktivitetit të punës – ose prodhimin orar të punëtorit mesatar. Pas luftës së dytë botërore, produktiviteti u rrit në 3 % në vit, gjatë një periudhe njëzetë vjeçare.

Duke filluar nga viti 2004, rritja vjetore është në rreth 1 % dhe qysh prej vitit 2010, ajo është më e ulët se gjysma. Nëqoftëse këto shifra janë të rëndësishme, kjo është për faktin se një produktivitet në rritje është faktori i parë i rivlerësimit të pagave dhe avantazheve sociale (për disa ekonomistë produktiviteti është matur keq. Edhe nëse është e vërtetë, do të duhet që gabimet e llogaritjes të jenë mëdha për të përmbysur këtë rënie tendenciale.)

Vërehet një ndryshim midis teorisë dhe fakteve. Sipas logjikës së shkatërrimit krijues, çrregullimet kibernetike që i vërejmë kudo janë një lajm i mirë. Ato në fushën e teknologjisë shpallin përparime spektakolare, të cilat do të kompensojnë mjaft humbjet dhe do të rrisin nivelin e jetesës. Por ne pothuaj nuk shikojmë fare shenjat.

Në të vërtetë mund të themi se shoqëria arriti në përfundimin e një tregu të dyshimtë: në këmbim të të mirave modeste të internetit, ajo ekspozohet në mënyrë të rrezikshme ndaj rrezikut të sulmeve të individit apo shteteve me qëllim të keq, kundër rrjeteve kibernetike të një rëndësie thelbësore. Nëse nuk është e lehtë (as në përgjithësi e dëshirueshme) të pengohet përhapja e teknologjive të reja, formula e Schumpeterit do të duhej megjithatë të korigjohej. Çdo shkatërrim nuk është krijues; disa janë thjesht shkatërrues. Ne duhet të gjejmë një ekuilibër më të mirë: më pak shkatërrim, më tepër krijim. /The Washington Post/Në shqip, nga: bota.al/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit