Një tentativë arratisjeje me helikopter ka ndodhur sot pasdite nga burgu i Trikalas në Greqi.
4 persona, 2 shqiptarë e 2 grekë, me një helikopter kanë tentuar të ndihmojnë në arratisjen e Panajotis Vlastos, një nga eksponentët më të njohur të krimit në Greqi.
Rreth orës 17:00 helikopteri me pilotin dhe 3 persona në bord u afrua në oborrin e burgut dhe pasi qëndroi për disa minuta mbi të, lëshoi shkallën, ku hipi i dënuari Panajotis Vlastos.
Shkalla e helikopterit ngeci në telat me gjemba dhe kjo vonoi arratisjen duke iu dhënë kohë rojeve të burgut dhe policisë të qëllojnë mbi të. Sipas policisë, shqiptarët u përgjigjën duke hapur zjarr dhe për pasojë është lënduar lehtë një roje burgu.
Nga zjarri i policisë, helikopteri u detyrua të ulet në oborrin e burgut, ndërsa i dënuari u rrëzua nga shkallët e tij duke u dëmtuar. Nga plumbat u plagos në dorë edhe piloti i helikopterit, i cili u dërgua në spital, ndërsa shqiptarët shpëtuan me gërvishtje të lehta.
Policia ka arrestuar pilotin dhe 3 personat që gjendeshin në bordin e helikopterit.
Kjo është një tentativë për arratisje me helikopter nga burgu, pas 2 arratisjeve spektakolare që arriti të realizonte i dënuari shqiptar Alket Rizai.
Ndërsa burime te tjera thonë se bëhet fjalë vetëm për një shqiptar i cili gjendej në helikopter, të gjithë të tjerët, pjesëmarrësit e ngjarjes janë grek, dhe për tu aritisur një grek nga burgu u bë gjith kjo punë.