Rreziku i shkollave të huaja në vendet islame
Një fëmijë arab, i cili vijon mësimet në një shkollë të huaj fillore, u kthye në shtëpi disi çuditshëm.
“Si kalove sot biri im?”- e pyeti nëna ndërsa ai i zhgënjyer tha: Nënë, unë nuk e dua Muhammedin.
Po kush është Muhammedi?- e pyeti nëna.
Pejgamberi i muslimanëve- u përgjigj fëmija.
Nëna me gjysmë fryme, duke rrëfyer këtë ngjarje në një emision të një radiostacioni kur’anor, thotë: Ndjeva një goditje të rëndë. U trishtova. Ne jemi familje fetare e si të dali prej nesh një fëmijë me ide të tilla?! Faji është tek unë ngase nuk ia mësova namazin. Ai tash ende nuk ka mbushur nëntë vjet. Si thua ashtu kur Muhammedi është i dërguari ynë, është i dashuri jonë. Si flet fjalë të tilla?- e qortova.
Flas kështu ngase ai nuk na jep çokollata- ma ktheu i biri.
Mbeta e shtangur- vazhdon rrëfimin nëna. Si nuk të jep çokollata?! A e ke parë ti ndonjëherë që ai të t’i japi ty ato?
Jo, nuk e kam parë, por mësuesja jonë sot tha se pas pak do të vijë Muhammedi me shpirtin e tij në shkolle e pas tij do të vijë edhe Isai. Do të shohim se ke e doni dhe kush është fisnik. Mbyllni sytë dhe vëreni kokën mbi bankë ngase tash do të vij Muhammedi dhe do të shohim se a do të ju sjell dhurata apo jo. Hapni sytë! A gjetët diç? – na pyeti mësuesja.
Jo- u përgjigjëm disi të demoralizuar.
Mbyllni sytë prapë dhe pritni se tani do të vijë Isai.
Hapni sytë- na tha mësuesja pas pak kur ja në banka gjetëm çokollata.
Ja kështu veprojnë shkollat e huaja në vendet tona islame. Kështu i mësojnë dhe metoda të tilla përdorin për t’i krishterizuar fëmijët tanë nëpërmjet mashtrimit me dhurata e gjëra tjera të dashura për ta.
Vëlla dhe motër!
Kujdesuni për fëmijët tuaj dhe t’ia keni frikën Allahut të Madhëruar për ta!
Burimi: http://www.abdelghafar.com