-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Burg të përjetshëm për policin që vrau dy të rinjtë shqiptarë

Më të lexuarat

Gjykata Themelore e Gostivarit dënoi sot me burgim të përjetshëm, Jakim Trifunovski, polici që vrau dy të rinj shqiptarë vitin e kaluar në Gostivar.

Këshilli penal i kësaj gjykate sot në bazë të ekspertizës dhe dëshmive të grumbulluara lidhur me vrasjen, shqiptoi dënimin me burg të përjetshëm. Sipas aktvendimit, u vërtetua se polici Trifunovski nuk vuan nga ndonjë sëmundje mentale dhe se aktin e vrasjes e kishte kryer në afekt.

Polici gjatë procesit gjyqësor kishte dëshmuar se kishte shtënë me armë për të mbrojtur vajzën e tij të mitur, e cila po e shoqëronte ate. Dëshmitarët kanë thënë se Trifunovski pas një zënke me dy të rinjtë shqiptarë për shkak të një parkingu të makinave, ka nxjerrë pistoletën nga makina dhe ka shtënë në drejtim të dy viktimave, të cilët ishin ndarë dhe po largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Vrasja ka ndodhur më 28 shkur t të vitit të kaluar në rrugën pranë lumit Vardar në Gostivar, derisa polici nuk ishte në detyrë. Viktima që u vranë ishin Besnik Shehapi, 25 vjeç dhe Imran Mehmeti 30 vjeç, të dy nga Gostivari. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit