Arian Agushi njihet si një nga besimtarët më të mëdhenjë të skenës muzikore shqiptare.
Reperi i njohur ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit ka realizuar një projekt që i kushtohet muajit të Ramazanit, i cili titullohet “Pa namaz”.
Kënga pritet të publikohet sot, ndërsa reperi zbuloi se gjatë këtij muaji ai do të pushoj nga çdo aktivitet muzikor.
“Unë do të agjëroj Ramazanin dhe kam vendosur që ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit të anuloj të gjitha koncertet dhe çdo aktivitet tjetër muzikor”, tha Gold Ag duke treguar se i vetmi koncert që ai nuk ka mundur ta refuzoj është një koncert humanitar për ndihmë të familjeve me nevojë.