1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Mbyllen shkollat “Jahja Kemal” në Maqedoni, do të hapen shkolla të reja?!

Më të lexuarat

Shkup, 17 maj – Agjencia e Lajmeve TOP-NEWS.MK me seli në Shkup ekskluzivisht mëson se shkollat “Jahja Kemal” në Maqedoni do të mbyllen së shpejti ose do të ndryshojn pronësin. Me këtë rrezikohet mijëra nxënës të cilët ndjekin mësimin në këto shkolla nv Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Strugë.

Fondacionit “Maarif” nga Turqia i afërt me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan mban kontakte intenzive që të hapen shkolla të reja në Maqedoni dhe të mbyllen shkollat “Jahja Kemal”. Ky fondacion është në kontakt me Universitetin ndërkombëtar Ballkanik ku ligjëron edhe Billal Kasami nga Lëvizja BESA.

Ndryshe në një shkrim autorial TRT shqip raporton se shkollat e Fatullah Gylenit ne Maqedoni jane ne shenjester te Fondacionit “MAte afert me Taip Erdogan.

http://www.trt.net.tr/shqip/ballkani/2017/05/16/shkollat-e-feto-s-ne-ballkan-i-kane-zene-ethet-733416

Përfaqësuesit e Fondacionit “Maarif” nga Turqia vazhdojnë në mënyrë intensive punimet në vendet e Ballkanit (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Rumani) kundër institucioneve arsimore që kanë lidhje me organizatën terroriste FETO.

Fondacioni “Maarif” i Turqisë, pas tetë muajsh të themelimit të tij, ka përshpejtuar aktivitetet në drejtim të institucioneve arsimore në Ballkan që kanë lidhje me organizatën terroriste FETO.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarët e agjencisë turke të lajmeve Anadolu Agency (AA), ushtrimi i detyrës së koordinatorit të këtij fondacioni për Ballkan në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe realizimi i vizitave të shpeshta kundër strukturave të FETO-s në shtetet e Ballkanit, tregon rëndësinë që fondacioni i kushton rajonit të Ballkanit.

Kanë filluar vizitat dhe kontaktet intensive për hapjen e shkollave turke dhe për zhvillimin e procesit të transferimit të shkollave që kanë lidhje ose janë në bashkëpunim me FETO-n në shtetet e Ballkanit, duke filluar nga Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e deri në Rumani.

Përfaqësuesit e Fondacionit “Maarif” kanë filluar aktivitetet e tyre në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Rumani.

Punimet e Fondacionet në shtetet e Ballkanit janë si në vijim:

BOSNJË-HERCEGOVINË

Kanë filluar iniciativat në nivel kryeministrash të kantoneve dhe ministrash të arsimit për hapjen e shkollave në kryeqytet, pra në Sarajevë, si dhe në qytetet Tuzlla dhe Bihaç.

Përveç kësaj, janë zhvilluar takime me ministrinë e Arsimit të Kantonit në Sarajevë lidhur me legjislacionet e hapjes së shkollave. Takimet për marrjen me qira të objekteve shkollore që i përkasin Bashkësisë Islame të Bosnjë-Hercegovinës dhe kanë arritur në një pikë pozitive.

Fondacioni “Maarif” po i vazhdon takimet e nivelit të lartë për ta hapur një shkollë me lokacion, strukturë fizike dhe staf prestigjioz në Bosnjë- Hercegovinë. Në kuadër të këtyre takimeve, janë bërë planifikimet për fillimin e aktiviteteve për vitin shkollor 2017-2018.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë FETO ka 15 institucione arsimore. Pohohet se një universitet në mesin e këtyre institucioneve i është transferuar një kompanie amerikane nëpërmjet rrugëve të manipulimit.

SHQIPËRI

Është arritur marrëveshje që Instituti Kanadez i Teknologjisë, i themeluar në Tiranë në vitin 2011 nga një investitor nga Katari, të transferohet nën kompetencat e Fondacionit “Maarif” të Turqisë. Me protokollin preliminar dhe marrëveshjen e arritur më 11 maj, Fondacioni “Maarif” i Turqisë do të ofrojë arsim universitar për herë të parë në Shqipëri. Universiteti, i cili në vitin akademik 2016-2017 ka dy fakultete, 420 studentë dhe afër 50 anëtarë të stafit akademik, ka planifikuar si synim për vitin akademik 2017-2018 të arrijë numrin prej 600 studentësh. Po ashtu, janë duke vazhduar punimet e hollësishme për shtimin e fakulteteve të reja dhe procedurën e akreditimit.

Po ashtu ky fondacion po i vazhdon kërkimet në Shqipëri edhe për shkollat që posedojnë licencë arsimi. Në këtë drejtim, janë duke vazhduar takimet për transferimin e shkollave me licencë arsimi të nivelit të ulët dhe të mesëm.

Fondacioni “Maarif” , i cili në Shqipëri po bën përpjekje për zhvillimin e një punimi të hollësishëm, synon që në Shqipëri të themelojë institucione arsimore alternative në mënyrë që familjet t’i largojnë fëmijët e tyre nga shkollat e organizatës terroriste FETO.

FETO, e cila ka përcaktuar Ballkanin si një bazë të saj, në Shqipëri posedon 12 institucione arsimore. Dy prej këtyre institucioneve zhvillojnë veprimtari si universitete.

MALI i ZI

Në takime të zhvilluara me kreun e Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat Fejziç, është arritur pajtim për përfundimin e punimeve ndërtimore dhe për funksionimin e medresesë së vajzave në Ulqin, objekti i së cilës është në përfundim e sipër. Gjatë ditëve në vijim planifikohet të nënshkruhet protokolli në mënyrë që ky bashkëpunim në mes të dy institucioneve të jetë i vazhdueshëm. Mendohet që hapja e shkollës në fjalë të bëhet në vitin shkollor 2018-2019.

Në takim me kryeimamin e Bashkësisë Islame në Ulqin, Ali Bardan, u theksua mundësia e bashkëpunimit për zgjerimin e kopshtit të fëmijëve të hapur nga Bashkësia Islame dhe rritjen e numrit të fëmijëve në këtë kopsht. Në bazë të kësaj, është organizuar një takim dhe është bëre planifikim për shqyrtimin e një vendi të ri të përshtatshëm.

KOSOVË

Fondacioni “Maarif” i Turqisë dhe kolegji International American Academy of Kosovo (IAAK) më 25 prill kanë nënshkruar një protokoll, nëpërmjet të cilit kjo shkollë iu transferua Fondacionit “Maarif”. Kjo shkollë ka 70 nxënës dhe licencë në nivelet parashkollor, kopsht për fëmijë, atë fillor dhe të mesëm.

Kjo shkollë me kapacitet prej 350 nxënësish ka mundësi të rritjes dhe të zhvillimit nëpërmjet projekteve të reja gjatë viteve të ardhshme. Në këtë shkollë, e cila ka një infrastrukturë fizike moderne, nxënësit kanë mundësinë e pajisjes me arsim cilësor dhe mundësinë e banimit në konvikte.

Fondacioni “Maarif” do t’i fillojë aktivitetet e saj në dy shkolla në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, dhe në qytetin e Prizrenit, ku ka pesë shkolla që kanë lidhje me FETO-n.

MAQEDONI

Janë zhvilluar takime me Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. Në ketë drejtim, është arritur marrëveshje verbale për transferimin e licencave në nivel fillor dhe të mesëm, kërkesë kjo e parashtruar nga fondacioni i universitetit. Kjo marrëveshje në ditët në vijim do të zbatohet me një protokoll bashkëpunimi dhe në këtë mënyrë Fondacioni “Maarif” do të fillojë aktivitetet në fushën e arsimit edhe në Maqedoni. Në këtë shtet ka shtatë shkolla të lidhura me FETO-n.

RUMANI

Në kuadër të hulumtimeve, janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm përkitazi me licencat dhe objektet e shkollave. Në ndërkohë, vazhdojnë takimet ndërmjet delegacioneve për fillimin e aktiviteteve arsimore të Fondacionit “Marif” në Rumani, duke e blerë një objekt shkollor, i cili për shkaqe financiare nuk ka mundur të funksionojë. Në këtë shtet ka dhjetë shkolla të lidhura me FETO-n.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit