2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

FETO përdor lojën e “transferit” për ruajtjen e institucioneve jashtë Turqisë

Më të lexuarat

Pasi nuk arrijë të tubojnë donacione ose përballen me reagime, pjesëtarët e organizatës janë në telashe që të mos humbin me shpejtësi edhe institucionet ose kompanitë që kanë lidhje me FETO-n

ANKARA (AA) – Thuhet se një nga metodat që anëtarët e organizatës terroriste FETO që jetojnë jashtë Turqisë e përdorin më së shpeshti nga frika të mos kapen, është t’i transferojnë institucionet ose kompanitë që i kanë në pronësi personave të tretë të cilëve u besojnë. Në këtë mënyrë, anëtarët e organizatës përpiqen t’i vënë nën “siguri” kompanitë ose institucionet e tyre që mbështesin financiarisht terrorin.

Sipas të dhënave të siguruara nga gazetari i Anadolu Agency (AA), procesimi konsekuent i hetimeve lidhur me FETO-n veçanërisht pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik ka frikësuar anëtarët e organizatës jashtë Turqisë. Pjesëtarët e organizatës që jetojnë jashtë Turqisë ose kanë ikur jashtë vendit nga frika e kapjes, nuk ndalojnë së zbatuari masa parandaluese edhe përkundër faktit që gjenden në shtet tjetër.

Aktivitet e Fondacionit Maarif të Turqisë për marrjen e kompetencave të shkollave të FETO-s jashtë vendit që përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave të organizatës ose për themelimin e shkollave alternative, kanë bërë që pjesëtarët e FETO-s t’u drejtohen rrugëve joligjore për të mos humbur kartën e fundit, shkollat. Ndryshimi i aksionarëve ose pronarëve të institucioneve dhe kompanive që kanë lidhje me FETO-n, me në krye institucioneve arsimore siç janë shkollat, medresetë dhe universitetet, bën pjesë në mesin e metodave të para që zbatohet nga pjesëtarët e organizatës.

Në këtë mënyrë, pjesëtarët e FETO-s, duke u transferuar aksionet ose kompanitë e tyre personave që u besojnë dhe për të cilët ligjërisht nuk mund të gjendet se kanë lidhje mes vete, përpiqen të tregojnë se nuk kanë lidhje me organizatën terroriste.

Në Ballkan, ku rreth 40 institucione arsimore, në mesin e të cilave edhe shkolla dhe universiteti, dhe shumë kompani tregtari kanë lidhje FETO-n, pjesëtarët e organizatës ua transferojnë institucionet dhe kompanitë personave të cilët i cilësojnë si “të besueshëm”, të cilët i zgjedhin nga popullata lokale ose nga shtetasit e Bashkimit Evropian.

Pjesëtarët e organizatës terroriste në këtë mënyrë pohojnë se institucionet dhe kompanitë, të cilëve ua ndërrojnë pronarët, nuk kanë lidhje me FETO-n, duke besuar se kështu mund t’i vazhdojnë në mënyrë më komode aktivitetet e tyre.

Burimet financiare zvogëlohen çdo ditë e më shumë

Krahas frikës së FETO-s jashtë vendit, thuhet se organizata çdo ditë po pëson regres edhe në aspektin ekonomik. Duke abuzuar me ndjenjat e popullatës lokale në shumë vende në mbarë Evropën, pjesëtarët e FETO-s tubonin shuma të mëdha parashë, ndërsa veçanërisht pas tentatvës makabre për grusht shteti më 15 korrik, organizata tanimë ka vështirësi të gjejë mbështetje edhe jashtë vendit. Pjesëtarët e FETO-s, të cilët pjesën më të madhe të resurseve financiare e gjenin te ndihma, bamirësia dhe donacionet e kurbanëve, nuk mund të marrin asnjë nga këto ndihma ose nuk i tubojnë nga frika e deshifrimit.

Pasi nuk arrijë të tubojnë donacione ose përballen me reagime, pjesëtarët e organizatës janë në telashe që të mos humbin me shpejtësi edhe institucionet ose kompanitë që kanë lidhje me FETO-n.

Nuk mund të pastrohen nga terrori duke i transferuar institucionet

Zyrtarët theksojnë se shpalosja e fytyrës së vërtetë të FETO-s jashtë vendit nga autoritetet turke ka prishur në masë të madhe këtë lojë “transferi” të organizatës.

Zyrtarët e sigurisë vënë në dukje se edhe po të ndryshojnë pronarët ose aksionarët e institucioneve dhe kompanive të cilat përdoren veçanërisht për larje parash, është e pamundur të fshihen regjistrat e së kaluarës dhe aktivitetet ilegale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit