1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Ambasadori Güven Begeç: PKK dhe PYD abuzojnë me gra dhe vajza të reja

Më të lexuarat

Ndihmësi i përfaqësuesit të përhershëm të Turqisë në OKB tërhoqi vëmendjen në ndikimet e rënda të konflikteve tek grat dhe vajzat, në ngjarjet në rritje të dhunës seksuale, taktikat e luftës dhe sulmet sistematike ndaj civilëve.

Ndihmësi i përfaqësuesit të përhershëm të Turqisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ambasadori Gyven Begeç (Güven Begeç) deklaroi se organizata separatiste terroriste PKK dhe PYD-ja që është fraksioni i saj në Siri, kanë abuzuar me gra e vajza të reja sikurse organizatat terroriste DAESH dhe Boko Haram.

Ambasadori Gyven Begeç në fjalimin e tij të mbajtur në seancën e mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me temë “Dhuna Seksuale në Zonat e Konfliktit” tërhoqi vëmendjen në ndikimet e rënda të konflikteve tek grat dhe vajzat, në ngjarjet në rritje të dhunës seksuale, taktikat e luftës dhe sulmet sistematike ndaj civilëve.

“Sjelljet e neveritshme të organizatave terroriste si DAESH dhe Boko Haram ndaj grave dhe vajzave duhet të dënohen në çdo platformë”, deklaroi Begeç ndërsa vijoi me këto fjalë: “Organizatat terroriste si PKK/PYD, DAESH dhe Boko Haram abuzojnë gratë dhe vajzat, madje përdhunojnë gratë që ndodhen në kuadrin e tyre, zbatojnë dhunë seksuale si shtatzëni e abortim”.

Duke e bërë të ditur se ngjarjet e dhunës në rritje dhe zhvendosjet me dhunë përgatisin terren për trafikim me qenie njerëzore që sjell me vete edhe dhunë seksuale dhe shfrytëzimin e tyre, ambasadori Begeç tha se Turqia i kushton rëndësi të madhe luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore që paraqet krim ndaj nderit dhe dinjitetit njerëzor.

Begeç tërhoqi vëmendjen edhe në rritjen e numrit të ngjarjeve të dhunës seksuale në Siri, ndërsa shtoi se dhuna seksuale përdoret si taktikë e luftës, terrorit dhe torturës nga ana e grupeve të ndryshme.

Ambasadori nënvizoi se sirianët, posaçërisht grat dhe vajzat vazhdojnë jetën e tyre nën kërcënimin e dhunës seksuale dhe bëri të ditur se ngjarjet e tmerrshme të dhunës seksuale në qendrat e paraburgimit të regjimit sirian janë dokumentuar edhe në raportet e OKB-së.

Begeç në mes tjerash theksoi se Turqia në këtë kontekst gjatë bisedimeve të Astanasë bëri përpjekje për lirimin e të burgosurve që mbahen nga regjimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit