1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zgjatja e dorës për të marrë diçka përpara atij që është duke falur namaz

Më të lexuarat

Pyetje: Në një rast, unë zgjata dorën për të marrë diçka në një tavolinë që
gjendej përpara dikujt që po falte namaz. A ia kam prishur namazin?
Përgjigje:
Lavdi Allahut.
Ajo çfarë është e ndalur është të ecësh përpara dikujt që është duke falur
namaz, siç na njoftoi pejgamberi s. a. v. s.:
“Nëse ndokush prej jush fal namaz në drejtim të një objekti që qëndron mes tij
dhe njerëzve dhe dikush synon të kalojë përpara tij, le ta shtyjë me dorë; nëse
ai ngulmon të kalojë, le ta kundërshtojë, se i tilli është një shejtan.” (el-Buhari
509, Muslim 505)
Veprimi yt (i zgjatjes së dorës) nuk konsiderohet si kalim përpara dikujt që është
duke falur namaz. Kjo s’është asgjë më shumë sesa vendosje e një pjese të
trupit përpara atij që është duke falur namaz. Aisha r.a i zgjaste këmbët përpara
të Dërguarit të Allahut s. a. v. s. ndërsa ai falte namaz dhe ajo flinte, dhe kjo nuk
konsiderohej ta prishte namazin e tij. Është përcjellë nga Aisha r.a, bashkëshortja
e pejgamberit s. a. v. s. se tha:
“Po flija gjumë përpara të Dërguarit të Allahut s. a. v. s. ndërsa këmbët e mia ishin të
shtrira përpara tij, kur ai ishte i kthyer nga kibla. Kur ai bënte sexhde, më
shtynte paksa dhe unë i tërhiqja këmbët; kur ai ngrihej në këmbë, unë i shtrija
këmbët prapë. Asokohe nuk kishim llamba në shtëpitë tona.” (el-Buhari 382,
Muslim 512)
Shejh Muhamed ibn Uthejmin tha duke e komentuar këtë hadith:
“Pra, ka dallim mes kalimit përpara dikujt dhe të ndenjurit shtrirë përpara dikujt.
Nëse një grua rri shtrirë përpara dikujt që është duke falur namaz, kjo nuk prish
namazin.” (esh-Sherh el-Mumti 3/205)
Shejh Abdul-Aziz ibn Baz u pyet: “Nganjëherë, ndërsa unë fal namaz nafile, ndodh që ndonjë person në të djathtën time t’ia zgjasë dorën tjetrit që gjendet në
të majtën time. A e prish kjo namazin?”
Ai u përgjigj: “Kjo s’prish punë, përderisa dikush të mos kalojë (i tëri) përpara.
Pra, nëse njëri i zgjatë dorën tjetrit dhe tjetri po ashtu zgjat dorën (përpara dikujt
që është duke falur namaz), nuk prish punë.” (Fetawaa Nur ala ed-Derb 9/348)/mburoja.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit