-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Torturoi Zogajn, Salustros i rrezikohet imuniteti

Më të lexuarat

Prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro mund të mbetet pa imunitet. Një gjë e tillë do të ndodh nëse Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut, një trup gjykatësish që mbikëqyrë të gjitha ankesat kundër EULEX-it, vendosin që t`i përgjigjen pozitivisht tri kërkesave që familja e të ndjerit Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X”, ka bërë kundër këtij misioni.

Burime brenda EULEX-it i kanë thënë gazetës “Tribuna”, në kushte anonimiteti se ankesa e dorëzuar nga familja në mars të vitit të kaluar do të shqyrtohet në sesionin e radhës të panelit që do të mbahet nga 8 deri më 12 prill.

Nëse ankesa pranohet, sipas të njëjtave burime, panelit do t`i duhet të vendos për një shumë dëmshpërblimi material për familjen, të kërkojë që përgjegjësit për situatën e depresionit të Agim Zogajt të dihen, si dhe ta zhvisheshin nga imuniteti ligjor prokurorin e rastin Mauricio Salustro në mënyrë që familja e X-it të mund ta padis atë.

Agim Zogaj, ishte dëshmitar i mbrojtur në rastin Kleçka, ku Fatmir Limaj i njohur si komandant Çeliku dhe tre ish pjesëtarë të tjerë të UÇK-së janë duke u akuzuar për krime lufte. Dëshmitë në EULEX, dhe një ditar i mbajtur gjatë kohës së luftës nga Zogaj, kanë bërë që akuza të konfirmohej.

Pas vdekjes së X-it, Gjykata e Qarkut, pati shpallur të pavlefshme dëshmitë e X-it, por Gjykata Supreme e ka rikthyer vendimin. Limaj dhe të tjerët aktualisht janë të paraburgosur derisa lënda ka hyrë në rishqyrtim.

Sipas hetimeve të policisë gjermane, Agim Zogaj ka bërë vetëvrasje, por presioni që e çoi deri në vendim, do të jetë subjekt i trajtimit të panelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit