23.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Dështon marrëveshja ANEB-Iran

Më të lexuarat

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore ka dështuar përsëri që të arrijë një marrëveshje në bisedimet me Iranin në lidhje me hetimet ndaj programit të dyshuar bërthamor.

Zëvendësshefi  i ANEB-it, Herman Nackaerts ka bërë njoftimin para gazetarëve në Vjenë.

Ai gjithashtu tha se palët “ende nuk kanë rënë dakord mbi datën e takimit të ardhshëm”.

I dërguari i ANEB-it në Iran, Ali Asghar Soltanieh, tha më herët se të dy palët janë pajtuar për disa pika në takimin në mes të zyrtarëve iranianë dhe ANEB-it në Teheran.

Ai nuk dha hollësi të tjera.

ANEB pritej të shtynte përpara inspektimin e bazës ushtarake Parchin, ku dyshohet se janë testuar pjesë të armëve bërthamore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit