Zyra e Informimit të të Burgosurve:
• 87% e të burgosurve me dënime të përjetshme janë liruar në kuadër të marrëveshjes “Stuhia e të Lirëve” (Tufan el-Ahrar).
• Rezistenca ka liruar 503 të burgosur me dënime të përjetshme, nga gjithsej 580 që ndodheshin në burgjet e pushtuesit.
• Midis të liruarve ka dhjetëra të burgosur të vjetër, disa prej të cilëve kishin kaluar më shumë se 25 vjet në burg.
• Marrëveshja përfshiu gjithashtu 41 të burgosur që ishin liruar më parë në marrëveshjen “Besnikëria e të Lirëve” të vitit 2011 (Wafaa el-Ahrar) dhe që ishin arrestuar sërish nga pushtuesi në vitin 2014.
• 13 të burgosur nga më të vjetrit (para Marrëveshjes së Oslos) janë liruar, ndërsa 9 të tjerë nga kjo kategori vazhdojnë të mbahen në burgjet izraelite.
• Pushtuesi ka refuzuar lirimin e të burgosurve nga brendësia e Palestinës (’48) dhe udhëheqësve të lëvizjes së të burgosurve, pavarësisht negociatave të vështira.
• Numri i përgjithshëm i të liruarve në kuadër të kësaj marrëveshjeje arriti në 3985 të burgosur nga Rripi i Gazës, Bregu Perëndimor, Jerusalemi dhe brendësia palestineze (‘48).
• Marrëveshja përfshiu gjithashtu 2718 të burgosur nga Rripi i Gazës, të arrestuar gjatë luftës.
