10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

7 Këshilla për një kampanjë të suksesshme në Mediat Sociale

Më të lexuarat

Mediat sociale për bizneset është një sfidë që duhet të zgjidhet, kështu që ndiqni këto këshilla për të krijuar një komunitet të vërtetë rreth produktit tuaj.

Mediat Sociale për bizneset është bërë një sfidë në botë. Kompanitë të etura për vëmendjen tuaj me publikime promovuese të kota dhe pa ndonjë përmbajtje të cilën ju kurrë nuk do e lexoni ose nuk ju intereson. Buxheti i tyre në këtë drejtim është i vogël dhe si rezultat arritjet janë më të ulëta, dhe shpesh vëmendja që ata marrin në fakt është e dëmshme. Nëse ju jeni duke përdorur si shërbime promovuese rrjetet shoqërore Facebook dhe Twitter, këtu janë disa këshilla të thjeshta për të ndjekur.

  1. Duhet të keni një strategji.
    Shumë njerëz strategjinë në mediat sociale e kuptojnë si “ne duhet të planifikojmë saktësisht çdo tweet në Twitter ose postim në Facebook”. E bukura e mediave sociale është se ajo është menduar të jetë një formë njerzore e komunikimit e cila teorikisht, lidh kompanitë me personat. Ajo çfarë një strategji e shkëlqyer përmban është planifikimi rreth ngjarjeve dhe se çfar gjëra tërheqës mund të shfaqen nga kjo ngjarje, dhe si do të duket në timeline. Nëse është ngjarje njëditore, planifiko publikime për tre ditë rreth asaj. Është e rëndësishme që të dini se ju nuk mund të tërhiqni vëmendje e ndjekësve si me shkopin magjik, nëse nuk keni ngjarjen e duhur ose përmbajtjen e duhur–kjo do të thotë se një person i famshëm promovon produktet tuaj, ose një kompania ka arritur marrëveshje të mirë, etj. Gjithashtu diçka tjetër është edhe grup moshat për të cilët është ngjarja, p.sh. grup moshat e reja më shumë përdorin Instagram se sa Facebook ose Twitter.

2. Merrni pjesë më shumë si njerëz.
Për dallim nga reklamat tradicionale, media sociale nuk është i mënyrës njëdrejtimësh i dhënies të mesazhit ku nuk dini reagimin e audiencës (që nganjëherë është ndjenjë qetësuese) nëse dikush vërtet e ka lexuar publikimin tuaj. Nëse ju doni të nxirrni maksimumin nga kampanja juaj, ju duhet të përpiqeni të bisedoni me të gjithë të cilët janë gatshëm të bisedojnë me ju. Kampanjat e para në mediat sociale në veçanti si një kompani e re, shpesh do të jenë me vetëm disa njerëz, dhe duhet të bëni që ata të ndjehen të mirëpritur. Nëse një publikim komentohet, përgjigjuni atyre dhe komuniko me njerëzit në brendësi të diskutimeve. Nëse një publikim merr më shumë pëlqime, ndoshta kjo është një shenjë që ju duhet të postoni më shumë publikime të ngjashme.

3. Përdorni mjete për mediat sociale.
Edhe nëse keni një person të dedikuar vetëm për mediat sociale, ne do ju rekomandojmë një nga disa shërbimet për mediat sociale. Këto shërbime janë hapësira punuese ku ju i grumbulloni të gjitha llogaritë tuaja nga rrjetet shoqërore në një vend, dhe prej ku në mënyrë të automatizuar publikoni në më shumë media sociale njëkohësisht, ose duke planifikuar ato. Ne ju rekomandojmë, që ju të mos dërgoni të njëjtin mesazh në rrjete të ndryshme sociale. Sepse publikimet në Twitter nuk përkthehen mirë në Facebook, dhe publikimet e Facebook shpesh duken të çuditshme ose përgjysmë në Twitter.

4. Të kërkojsh që t’ju ndjekin ose pëlqejnë. Me të vërtet, JO.
Në disa industri kjo mund të duket dëshpëruese, por në bizneset e shitjeve dhe të teknologjisë bashkëkohore ju duhet të gjeni sa më shumë mënyra që mundeni për të ditur më shumë rreth kompanisë tuaj. Jo vetëm të vendosni një ikonë të vogël të Twitter-it në webfaqen tuaj, por më shumë materiale grafik që ju dërgojnë tek webfaqja jua, në faqet tuaja në mediat sociale, në dyqanet online, në materialet e printuara, në çdo vend ku keni mundësi të tregoni dhe shpjegomi me më shumë fjalë, dhe jo vetëm të kërkoni “follow us on Twitter”.

5. Bëjeni të vlefshme pjesëmarrjen.
Njerëzit duan një arsye për të kushtuar vëmendje për atë që ju jeni duke bërë. Ju mund ta bëni të vlefshme pjesëmarrjen e tyre duke bërë veprime të thjeshta — lirime të disa produkteve specifike, gara interesante me shpërblime, etj. — por ju duhet të mendoni edhe për aktivitete më të mëdha.

6. Përfshini klientët tuaj.
Lloji më i keq i konsumatorëve janë ata të cilët janë të motivuar vetëm nga ajo që ata mund të marrin falas. Konsumatorët më të mirë janë atë të cilët angazhohen dhe bisedojnë me ju për gjërat që atyre u interesojnë, dhe kjo do të thotë se duke i njohur ato më mirë duke komunikuar dhe duke lexuar postimet e tyre në Twetter. Jo vetëm të bëni retweet postimet e tyre por edhe t’ju përgjigjeni atyre, flisni dhe kuptoni ato. Promovoni sukseset e tyre në faqen e biznesit tuaj, nëse janë të rëndësishme. Ju mund ti bëni ato pjesë të përmbajtjes tuaj, të publikoni postimet e tyre, por vetëm nëse këto postime janë në vijë me strategjitë dhe idetë e biznesit tuaj, p.sh. duke shfaqur se si ata përdorin produktet tuaja.

7. Vlerësoni suksesin.
Sot gjithçka vlerësohet dhe tentohet të parashikohet nëpërmjet analizave të të dhënave. Mirpo a mund të parashikohet suksesi i vërtet vetëm duke analizuar të dhënat, këtë hipotezë mediat sociale nuk e tregojnë të suksesshme. Në mediat sociale përdoren disa definicione të cilat japin detaje nga analiza se sa sukses ka një publikim–retweets, replies, engagements (p.sh., nëse dikush e lexon publikimin, seksionet reklamuese në Twitter e tregojnë këtë), mentions (nëse dikush ka përmendur emrin e kompanisë tuaj). Fokusohuni më shumë dhe përpiquni të analizoni se sa konsumator ju përmendin me “mentions“ dhe sa përgjigjen ose ju pyesin me komentet “replies“, ndërsa pjesa e “retweets” lëreni dytësore, sepse disa artikuj nga kompanitë e mëdha teknologjike shpesh herë bëhen retweet nga shumë llogari false. A përgjigjet dikush ose a bisedojnë lexuesit me pjesëtaret e kompanisë? Kjo është më shumë e vlefshme, afërsia e klientit dhe kompanisë e shprehur me komunikim real, dhe jo vetëm shifra të cilat shpesh herë mund të mos jenë të vërteta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit