7.9 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

50 ha pyll dogji me dashje në Finiq ky djalë: E vuri zjarrin me duart e veta

Më të lexuarat

Policia e Sarandës ka arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme një djalë 21-vjeçar me iniciale J.R. banor i Finiqit. Dëmi që shkaktoi ai është i hatashëm: 50 ha pyll. Për më tepër, zjarri nuk është shuar ende, edhe sot pas shiut, zjarri ende rrezikon banesat e fshatarëve të zonës.

Strukturat e Stacionit Policor të Livadhjasë, në bazë të informacioneve në rrugë operative, lidhur me rastet e zjarrvëneve në mënyrë të qëllimshme kanë arritur të bëjnë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit J..R., 21 vjeç, banues në Finiq.

Shtetasi i lartëpërmendur më datë 12.08.2017, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke vendosur zjarr në vendin e quajur “Gropa”, në fshatin Leshnicë, ku për pasojë janë djegur rreth 50 hektar sipërfaqe pyjore.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë në ngarkim të tij për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit