Në një deklaratë të përbashkët… 31 shtete arabe dhe islame:
• Dënojmë deklaratat e Netanyahut mbi “Izraelin e Madh”, për shkak të rrezikut që ato paraqesin ndaj sigurisë kombëtare arabe dhe përfaqësimit të një përçmimi të thellë e shkeljeje flagrante e të rrezikshme të rregullave të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve të marrëdhënieve ndërkombëtare të qëndrueshme.
• Shtetet arabe dhe islame do të ndërmarrin të gjitha politikat dhe masat që kuadërsojnë dhe forcojnë paqen, në mënyrë që të realizohen interesat e të gjitha shteteve dhe popujve për siguri, stabilitet dhe zhvillim – larg iluzioneve të dominimit dhe imponimit të forcës.
• Dënojmë me termat më të ashpër aprovimin nga ministri “Smotrich” të planit për vendbanimet në zonën “E1”, si edhe deklaratat e tij raciste dhe ekstreme që mohojnë krijimin e shtetit palestinez; e konsiderojmë këtë një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe një agresion të hapur ndaj të drejtës së popullit palestinez.
• Nuk ka sovranitet për “Izraelin” mbi tokën palestineze të pushtuar, sipas ligjeve ndërkombëtare.
• Politikat dhe shkeljet izraelite në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin kontribuojnë drejtpërdrejt në ndezjen e rrethit të dhunës dhe konfliktit, duke minuar mundësitë për arritjen e një paqeje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse në rajon.
• Paralajmërojmë kundër mbështetjes mbi iluzione ideologjike dhe raciste, të cilat rrezikojnë ta përshkallëzojnë konfliktin në mënyrë të pakontrollueshme dhe të paparashikueshme, duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar.
• Rikonfirmojmë dënimin e krimeve të agresionit izraelit, të gjenocidit dhe spastrimit etnik, si dhe nënvizojmë domosdoshmërinë e një armëpushimi në Gaza, me garantimin e hyrjes pa kushte të ndihmave humanitare për të ndalur politikën e urisë së qëllimshme. Ne mbajmë “Izraelin”, si fuqi pushtuese, plotësisht përgjegjës për pasojat e krimeve të tij.
• Refuzojmë dëbimin e popullit palestinez dhe i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ushtrojë presion mbi “Izraelin” për të ndalur agresionin dhe për t’u tërhequr plotësisht nga Gaza, si hap për krijimin e kushteve të përshtatshme për zbatimin e planit arabo-islamik për rimëkëmbjen e hershme dhe rindërtimin.
31 shtete arabe dhe islame dënojnë deklaratat e Netanyahut mbi “Izraelin e Madh”
