13.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

3 probleme zgjidhen me 3 gjëra

Më të lexuarat

3 probleme zgjidhen me 3 gjëra:


Tre probleme zgjidhen me tre gjëra:
Nëse sprovohesh me pasimin e epsheve, atëherë kontrollo raportin tënd me namazin, sepse Allahu I madhëruar thotë:
“Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta.” (Merjem: 59)

Nëse ndjen ashpërsi në vetvete dhe dështim, atëherë kontrollo sjelljen me nënën tënde, sepse Allahu i madhëruar thotë:
“Dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm.”
(Merjem: 32)

Nëse vuan nga stresi dhe depresioni, atëherë kontrollo raportin tënd me Kuranin dhe përkujtimin e Allahut, sepse Allahu i madhëruar thotë:
“Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar.” (Ta Ha: 124)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit