Profeti Muhamed ﷺ ka paralajmëruar qysh në fillim të historisë islame për përplasjen me hebrenjtë në fundin e kohërave. Ngjarjet që ndjekim sot në terrenin e realitetit duken sikur po rrëshqasin pikërisht drejt kësaj të vërtete profetike: nga mbledhja e tyre nga skajet e botës në Palestinë, e deri te arroganca dhe pushteti i tyre i sotëm.
Dita-ditës bëhet më e qartë se udhëzimet e shpalljes hyjnore përfaqësojnë të vërtetën e pathyeshme, ndërsa fasada e “paqes” moderne, e ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore nga politikanët e fuqive të mëdha, nuk është veçse një iluzion i përkohshëm. Ajo u imponua mbi popujt, por kurrë nuk u respektua nga ata që e shpikën.
Në këtë kuadër, përparësia e sotme nuk mund të jetë tjetër veçse rritja e vetëdijes për natyrën e krimeve dhe strategjive të okupatorit sionist, si dhe përballja me pushtuesin dhe aleatët e tij. Kjo është një përparësi absolute. Çdo angazhim tjetër që nuk lidhet me këtë betejë thelbësore është shpërqendrim edhe pse nuk përjashtohet që të ecë paralelisht me të.
Një krizë që nuk erdhi papritur
Zgjerimi i fundit sionist, arroganca e tyre ushtarake dhe goditjet pa pengesë në çdo drejtim sidomos masakrat e tyre në Gaza pa ndonjë kundërpeshë ndërkombëtare nuk janë fryt i rastësisë. Po ashtu, hutimi i përgjithshëm që ka kapluar umetin nuk erdhi brenda natës.
E gjithë kjo është produkt i një lufte të gjatë, e cila për më shumë se njëzet vjet ka pasur në shënjestër figurat dhe veprimtarët me ndikim në botën islame. Ata u futën në burgje, u zhdukën në varreza ose u përjashtuan nga çdo hapësirë reale ndikimi mbi shoqërinë. Sot shohim pasojat e kësaj strategjie të heshtur, që e ka lënë umetin të çoroditur e pa busull.
Detyra e kohës: një brez i ri udhëheqësish
Pikërisht për këtë arsye, ndër detyrat më të ngutshme të kohës është të furnizojmë umetin me një brez të ri veprimtarësh dhe reformatorësh, që të jenë të aftë të marrin përsipër përgjegjësinë historike. Krahas kësaj, mbetet një detyrim moral dhe politik ringritja e figurave të mëdha të umetit, të cilat janë zhdukur nga skena me dhunë, por që mbeten simbole udhëzuese për brezat që vijnë.
Ahmed Sejjid
