24.4 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

2. Atmosfera në xhaminë “Isa Beu” në Shkup

Më të lexuarat

Ali Alili i ka dërguar portalin tonë KohaIslame.com, fotografitë duke ua bashkangjitur edhe një përshkrim i atmosferës dhe ligjëratës që u mbajt në hutben e xhumasë.
Ky është përshkrimi dhe fotografitë që i ka dërguar në redaksinë e KohaIslame.com:

ATMOSFERA E XHUMASË
Xhamia : Isa Beu
Ligjerues : Muharem Ismaili
Falënderimet i takojnë All-llahut ndërsa selamet dhe salavatet qofshin mbi Muhammedit s.a.v.s mbi familjen e tij shokët dhe gjithë pasuesve të tijë deri në ditën e Gjykimit . Xhamia Isa Beu është një ndër xhamitë më të vjetra dhe njëkohësisht një prej më të bukurave në qytetin e Shkupit , kjo xhami me të vërtet të mahnit me bukurin e saj por ajo që e zbukuron më së shumti këtë xhami është xhemati por njëkohësisht edhe hatibi i kësaj xhamie i cili këtë xhuma vendosi të na flet mbi veçorit e fesë Islame veçori keto të cilat nuk i ka asnjë fe tjetër dhe se ne si musliman duhet vazhdimisht të jemi krenar që All-llahu na ka zgjedhur të jemi pjesëtar të këtij dini dhe pasues të Muhammedit s.a.v.s dhe të mos turpërohemi që këtë ta shfaqim para botës. Këtë hutbe hoxha i nderuar i përmendi vetë dy prej veçorive të shumta të kësaj feje madhështore :

1. All-llahu e ka kompletuar( përsosur) këtë fe All-llahu në Kur’anin famëlart në suren Maide ajetin 3 thotë: “Sot jua përsosa (kompletova)fenë tuaj e plotësova dhuntin time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj” Me këtë nënkuptojmë se të gjitha cilësitë që i nevojiten njeriut – ato shpirtërore , trupore e shoqërore , janë plotësuar me ardhjen e Kur’anit dhe se nuk kemi nevojë sikurse fetë tjera të mbajmë mbledhime e takime që në fe të shtojmë apo të heqim ndonjë send .

2.All-llahu me këtë fe e ka liruar njeriun nga robëria njerzore All-llahu në Kur’anin famëlart në suren Edh-Dhârijât ajetin 56 thotë : “Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë”. Me këtë nënkuptojmë se All-llahu me këtë fe hyjnore ka liruar robërin ndaj ndaj krijesave dhe se e ka bër që njeriu të robërohet dhe të jetë rob i All-llahut ta adhuroj vetëm All-llahun dhe ta ushqen shpirtin me mirësit dhe begatit e All-llahut dhe ndaj krijesave të jetë i lirë dhe i barabartë.
E premte 21.04.2017″

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit