Shprehja “Rabigfirli” (pyetje)

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum!
E nderuara redaksi. Kisha një pyetje rreth shprehjes RABBIGFIRLI që shqiptohet në mes sexhdes së parë dhe të dytë në namaz. Në disa ilmihale më të vjetra kjo nuk është e cekur, në disa të tjerë është e cekur që duhet të thuhet “Rabbigfirli”vetëm një herë, në disa vende kam hasur se kjo shprehje duhet të thuhet 2 herë (Rabbigfirli,Rabiggfirli), në disa të tjerë edhe kështu: “Rabbigfirli, gfirli”.
Dua mendimin më të saktë rreth kësaj çështjeje, duhet apo nuk duhet të thuhet dhe nëse po, si është më mirë të thuhet?
Allahu ju shpërbleftë!
Me nderime!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Prej Sunetit të Pejgamberit s.a.v.s është të thuhet Rabigfirli 2 herë.

Transmeton Nesaiu dhe Ibn Maxhe nga Hudhejfe, se Pejgamberi s.a.v.s ndërmjet dy sexhdeve thoshte: ”Rabigfirli, rabigfirli.”

Po ashtu ka edhe lutje të tjera që ka bërë Pejgamberi s.a.v.s ndërmjet dy sexhdeve. Transmeton Tirmidhiu nga Ibn Abasi, se Pejgamberi s.a.v.s ndërmjet dy sexhdeve thoshte: “Allahummagfirli uerhamni uexhburni uehdini uerzuni.”

Pra, sunet është që të thuhet 2 herë Rabigfirli.

Eroll Nesimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit