14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

​Largohet nga faqja zyrtare deklarata e Trump për t’iu ndaluar hyrjen myslimanëve në SHBA

Më të lexuarat

Ekipi i Donald Trump ka larguar nga uebfaqja e tij zyrtare deklaratën e tij për përjashtimin e të gjithë myslimanëve nga Shtetet e Bashkuara.

Menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve të 8 nëntorit, deklarata e politikanit miliarder, sipas të cilës paralajmërohej ndalimi i të gjithë myslimanëve për të hyrë në SHBA, është larguar.

 

Këto deklarata Trump i kishte bërë menjëherë pas sulmeve terroriste në Paris, në nëntor të vitit të kaluar, dhe për të cilat ishte kritikuar shumë.

 

Trump dhe aleatët e tij gjatë gjithë kohës kanë qëndruar prapa këtyre deklaratave, duke insistuar se qëllimi kryesor është siguria e qytetarëve amerikanë dhe jo diskriminimi në baza religjioni.

 

Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA natën e 8 nëntorit me plot 279 vota elektorale.

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit