15.8 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Zyrtarë amerikan do të bisedojë për ndryshimet klimatike me zyrtarët kinezë

Më të lexuarat

Zyrtarët kinezë dhe amerikanë planifikojnë të diskutojnë këtë javë për zvogëlimin e ndotjes nga dy ekonomitë më të mëdha në botë

Zyrtarët kinezë dhe amerikanë planifikojnë të diskutojnë këtë javë për zvogëlimin e ndotjes nga dy ekonomitë më të mëdha në botë, një fushë e bashkëpunimit të mundshëm midis dy qeverive, marrëdhëniet e të cilave janë të tendosura në çështje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

I dërguari amerikan për klimën, John Kerry, është planifikuar të takohet me homologët e tij nga qeveria kineze sot.

Marrëdhëniet midis Washingtonit dhe Pekinit janë tensionuar në mosmarrëveshjet mbi tregtinë, teknologjinë dhe të drejtat e njeriut, por palët e kanë identifikuar krizën klimatike si një zonë për bashkëpunim të mundshëm.

Përdoruesi më i madh i qymyrit në botë, Kina, merr afërsisht 60 për qind të energjisë së saj nga qymyri dhe është burimi më i madh në botë i gazrave serë. Ajo planifikon të ndërtojë më shumë termocentrale me qymyr, por ende planifikon të zvogëlojë përdorimin e saj të karburantit fosil.

Kerry bëri një ndalesë në Japoni të martën për të diskutuar çështjet e klimës me zyrtarët japonezë para se të nisej për në Kinë.

Kina ka vendosur një objektiv të gjenerimit të 20 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë së vendit nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2025, duke u bërë neutral ndaj karbonit deri në vitin 2060 dhe zvogëlimin e emetimeve totale duke filluar nga 2030.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka shpallur synimet për të shkurtuar deri në 52 për qind të emetimeve të gazrave serrë në SHBA deri në vitin 2030, dyfishi i objektivit të vendosur nga ish-presidenti Barack Obama në Marrëveshjen e Klimës në Paris të vitit 2015. Synimet për vitin 2030, e vendosin SHBA-në në rangun e vendeve më të larta për ambicie klimatike.

Kerry ka bërë thirrje për përpjekje më të forta për të frenuar rritjen e temperaturave në jo më shumë se 1,5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Ai i bëri thirrje Kinës të bashkohet me SHBA-në në uljen urgjente të emetimeve të karbonit.

Përpjekjet globale të dekarbonizimit do të bien në qendër të vëmendjes në konferencën e OKB-së që do të mbahet në Glasgow të Skocisë, në fund të nëntorit, e njohur si COP26.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit