16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

ZVICRA KA NEVOJË PËR KOSOVARËT!

Më të lexuarat

Diaspora kosovare sot në Zvicër është një energji e cila ka rëndësi të madhe sikur për ju ashtu edhe për ne. Por, interesi ynë është që ata të jenë sa më të integruar në shoqerinë tonë.

Them keshtu sepse ne vet i kemi kërkuar ata në Kosovë për të cilët kemi nevojë për ta për të punuar, për të ndertuar bashkarisht Zvicrën… », ka deklaruar znj. Simonetta Sommaruga, miknistree Drjetësisë dhe Policisë (DFJP) në Zvicër, për agjencinë informative kombëtare “Presheva jonë”.

Pyetjes sonë se çfarë mendoni për Kosovën dhe shqiptarët në Zvicër, se cili është imazhi tyre në këtë vend Ministresha e Drejtësisë dhe Policë zvicerane (DFJP) është përgjigjur: “Është mjaft me rëndësi të theksoj se në Zvicër sot jetojnë një numër i madh i shqiptarëve, kryesisht me origjinë nga Kosova.

Ky komunitet është tejet i rëndësishëm për vendin tonë. Diaspora kosovare sot në Zvicër është një energji e cila ka rëndësi të madhe sikur për ju ashtu edhe për ne. Por, interesi ynë është që ata të jenë sa më të integruar në shoqerinë tonë. Them keshtu sepse ne vet i kemi kërkuar ata në Kosovë, për të cilët kemi nevojë, për të punuar, për të ndërtuar bashkarisht Zvicër”.

Ndërsa rreth integrimit të kosovarëve në Zvicër, ministrja tha: “Mund të themi se kosovarët në Zvicër janë mirë të integruar, por padyshim kjo nuk mjafton, prandaj nevojitet punë dhe angazhim më i madh i institucioneve kosovare qofshin në Bernë e gjetiu për një integrim më të avancuar, natyrisht për imazh të mirë të ketij komuniteti në territorin helvetik.

Siç jeni të njoftuar Këshilli Federal ka dal me një projekt i cili është në konsultim e sipër për një integrim të mirfilltë të të huajve në vendin tonë, përfshirë këtu edhe kosovarët, në veçanti në përvetësimin e gjuhës së vendit, kantonit ku ata jetojnë dhe veprojnë” – përfundoi Simonneta.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit