6.7 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Zonja e Parë e Türkiyes: U detyrohemi fëmijëve të Ukrainës, Sirisë, Gazës

Më të lexuarat

Emine Erdoğan nëpërmjet një video-mesazhi në Samitin të 4-të të Grave të Liderëve në Kiev tha se “Fakti që foshnjat mbështillen me qefina para se të regjistrohen në regjistrin e popullsisë tregon se sa i errët është shpirti i njerëzimit të sotëm”

Zonja e Parë e Türkiyes Emine Erdoğan, gruaja e Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se ata u detyrohen fëmijëve të Ukrainës, Sirisë, Gazës dhe të gjitha zonave të tjera të konfliktit një të ardhme të denjë për dinjitetin njerëzor, përveç luftës ose vdekjes.

Zonja e Parë Erdogan i dërgoi një video-mesazh Samitit të Grave të Liderëve, i cili mbahet për herë të katërt këtë vit nën titullin “Siguria e fëmijëve”, në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës.

Duke vënë në dukje në video-mesazhin e saj se tema kryesore e samitit të këtij viti është “siguria e fëmijëve”, Zonja e Parë Erdoğan tha: “Për fat të keq, në botën ku jetojmë sot, mbrojtja e të drejtave jetike të fëmijëve dhe sigurimi që ata të rriten në një vend të sigurt dhe mjedis paqësor është bërë një provë globale, megjithatë, e ardhmja e njerëzimit mbin me fëmijët”.

Zonja e Parë turke u shpreh se thënia “Fëmijët përbëjnë një të tretën e popullsisë sonë aktuale dhe të gjithë të ardhmes sonë” e shfaq bukur këtë të vërtetë dhe citoi Nelson Mandelën: “Ajo që pasqyron shpirtin e një shoqërie fshihet në trajtimin e saj ndaj fëmijëve, unë dua ta rivendos këtë fjali në emër të njerëzimit dhe them se nëse duam të shohim reflektimin” e shpirtit tonë si njerëzim, ne duhet të shikojmë situatën aktuale të fëmijëve në botë.

“Si mund ta pranojmë një botë në të cilën një fëmijë në mes të luftës preferon të vdesë se sa të jetojë?”, theksoi ajo.

Emine Erdoğan nenvizoi se ndërsa plagët e fëmijëve në Ukrainë dhe në Siri nuk mund të shëroheshin, një brutalitet i paparë u dëshmua në Gaza.

“Imagjinoni një zonë konflikti ku një fëmijë vritet çdo dhjetë minuta dhe nëntë në dhjetë fëmijë të gjallë përballen me vdekjen nga uria dhe etja. Si mund ta pranojmë një botë në të cilën një fëmijë në mes të luftës thotë ‘Jam shumë i lodhur, duan të vdesin dhe të pushojnë’ dhe preferojnë të vdesin sesa të jetojnë”, tha Zonja e Parë e Türkiyes në video mesazhin e saj.

“Ne u detyrohemi fëmijëve të Ukrainës, Sirisë, Gazës dhe të gjitha zonave të tjera të konfliktit një të ardhme të denjë për dinjitetin njerëzor, përveçse të luftojmë apo të vdesim. Ne që jemi bashkuar me këtë vetëdije, besoni në ëndrrën e një bote të drejtë dhe të jetueshme për të gjithë”, deklaroi Zonja e Parë e Türkiyes.

Duke vënë në dukje se çdo hap i ndërmarrë për të ndërtuar një botë të tillë për hir të fëmijëve është shumë i vlefshëm, Zonja e Parë Erdoğan tha: “Ne e ndiejmë në zemrat tona përgjegjësinë e fëmijëve tanë për të zëvendësuar çdo ngjyrë të humbur nga bota e tyre me hijen e errët të luftës.”

Nga ky këndvështrim, Zonja e Parë Erdoğan deklaroi se i konsideronte veçanërisht të vlefshme përpjekjet e Olena Zelenskës për të mbrojtur fëmijët ukrainas dhe tha: “Iniciativa për të pritur fëmijët ukrainas që janë viktima të luftës në Türkiye në vitin 2022 është një prej tyre. Sot, rreth 1.500 ukrainas, fëmijët dhe shoqëruesit e tyre janë ende duke u pritur në vendin tonë.”

Shpresë për përfundimin e luftës

Zonja e Parë Erdoğan theksoi edhe një herë se ata janë në solidaritet me popullin ukrainas që mbron atdheun e tij dhe tha: “Unë sinqerisht shpresoj që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur me një paqe të drejtë dhe të përhershme”.

Duke shpresuar se samiti i organizuar për të mbrojtur fëmijët do të jetë i dobishëm, Zonja e Parë Erdoğan deklaroi: “Kujtoj me mëshirë ata që humbën jetën në konfliktet e armatosura në mbarë botën.“

Samiti i Grave të Liderëve

Samiti u nis nga Olena Zelenska në vitin 2021 me qëllim të krijimit të një platforme dialogu ndërkombëtar që do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve humanitare dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta për mirëqenien e njerëzve.

Samiti i parë u mbajt në Kiev në vitin 2021 me titullin “Fuqia e butë në realitetin e ri”, dhe i dyti në vitin 2022 me titullin “Ukraina dhe bota: e ardhmja që do të (ri)ndërtojmë së bashku”.

Samiti i tretë u mbajt në vitin 2023 me titullin “Ndikimi i luftës në shëndetin mendor”.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit