10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Zjarr i madh në Greqi, evakuohen 3 fshatra në Chios

Më të lexuarat

Për shkak të temperaturave të larta flakët e zjarrit kanë shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme toke në zonën e Katavasit në Chios.

Mediat vendase bëjnë me dije se për shkak të erës zjarri është përhapur me shpejtësi duke bërë që të evakuohen banorët e 3 fshatrave.

Kreybashkiaku i Chios ka bërë me dije se si masë paraprake ato kanë evakuuar banorët e tre fshatrave.

Ne jemi në frontin e zjarrit por fatkeqësisht 8 erërat e befasit që fryjnë në zonë nuk ndihmojnë aspak. Forca ajrore vepron si të gjithë zjarrfikësit. Ne jemi optimistë që gjithçka do të shkojë mirë. Për arsye thjesht parandaluese ne kemi evakuuar tre fshatra të vegjël Katavasi, Sidourounta dhe Diefha”, ka thënë Stamatios Karmantzis .

Për të fikur vatrat e zjarrit kanë ardhë në ndihmë avionët, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në luftën kundër frontit të zjarrtë që po digjet që nga e enjtja në mëngjes.

Ndërkohë pjesë e aksionit për të shuar zjarrin janë 62 zjarrfikës dhe 4 grupe këmbësorësh me 15 automjete, 7 aeroplanë dhe 3 helikopterë që po përpiqen për tu dhënë fund flakëve. e.su./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit