18.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Zbulohet plani ‘Akrep’, ja si do ekzekutohej Erdogani në Greqi

Më të lexuarat

Mediat greke pretendojnë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an ishte në objektiv të 9 anëtarëve të organizatës terroriste DHKP-C, të cilët u arrestuan në Greqi.

Sipas gazetës “To Vima”, e cila i referohet burimeve të sigurisë, të dyshuarit e organizatës terroriste të majtë planifikonin të kryenin sulm ndaj presidentit të Turqisë.

Në artikullin e gazetës thuhet se në disa shënime të konfiskuara nga policia greke (ELAS) gjatë operacioneve të realizuara, është zbuluar një plan i cili tregon se anëtarët e organizatës “planifikonin atentat ndaj presidentit turk Erdo?an me raketëhedhës, bomba dore dhe koktej molotovi”.

Gazeta në fjalë shkruan se plani për atentat ndaj Erdogan-it është quajtur me kodin “Akrep”. Në artikullin e gazetës greke thuhet se “sulmi do të kryhej gjatë kalimit të autokolonës së presidentit turk me raketëhedhëse nga të dyja anët dhe se një grup i terroristëve do të vazhdonte sulmin nga pjesa e pasme e automjetit”.

Në mesin e anëtarëve të organizatës terroriste është edhe Hasan Biber, autori i sulmeve ndaj Qendrës së Përgjithshme të Partisë AK dhe të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë në vitin 2013.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit