Programi investigativ i Al Jazeera-s “Ajo që fshihet është më e madhe (ما خفي أعظم)” ka siguruar dokumente ekskluzive që publikohen për herë të parë nga Fondacioni Hind Rexheb, lidhur me vrasësit e Hind Rexhebit dhe familjes së saj.
📌 Sipas programit “Ma khafi a’dham”, dokumentet ekskluzive zbulojnë se:
• Njësia me emrin “Perandoria e Vampirëve” në ushtrinë izraelite është ajo që vrau Hind Rexhebin dhe familjen e saj.
• Komandanti i njësisë “Perandoria e Vampirëve” është oficeri Shon Glas (Sean Glass).
• Provat ekskluzive vërtetojnë se oficeri Shon Glas, nga brenda tankut të tij, urdhëroi vrasjen e dëshmores Hind Rexheb, familjes së saj dhe ekipit të ndihmës mjekësore.
• Njësia “Perandoria e Vampirëve” bën pjesë në Batalionin 52 të Brigadës 401, e cila në atë kohë drejtohej nga Beni Aharon.
• Dokumentet zbulojnë se një nga pjesëmarrësit në krimin e vrasjes së Hind Rexhebit është ushtari Itai Shukirkov, që ka shtetësi argjentinase.
• Provat gjithashtu dokumentojnë përfshirjen e ushtarit Shimon Zuckerman në operacione shkatërrimi sistematik, përfshirë shkatërrimin e qytetit Khaza’a.
• Fondacioni Hind Rexheb zbulon për herë të parë se ka paraqitur padi ligjore kundër ushtarit Shimon Zuckerman, i cili ka shtetësi gjermane.
