11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Yll Rugova me të vërtetë mendon se do arrish ta ndalësh ndërtimin e Xhamisë?!

Më të lexuarat

I (mos)nderuar Yll Rugova me të vërtetë mendon se do arrish ta ndalësh ndërtimin e Xhamisë e për me tepër ndaljen e fesë Islame ?!
Me të vërtetë mendon se ne besojmë që arsyeja jote qenka “projekti” që sipas teje nuk qenka modern ?!

I (mos)nderuar Yll Rugova fillimisht ndjej keqardhje për disfatën tende karshi kësaj teme, ndjej keqardhje për faktin se ke dhënë mund të madh por në fund nuk do mund ta ndalesh ndërtimin e kësaj Xhamie.
Me të vërtetë me dhimbsësh, dhe atë madje shumë ngase kohëve të fundit shumë je duke pare ëndërra por që realiteti të lendon saherë që hap sytë.
I(mos)nderuar, për ju kam ca pyetje, përgjigjet e të cilave nuk besoj që keni guxim ti thoni :
– Ku ishe ti dhe klubi yt i “patriotëve” që nuk kundershtuat shkatërrimin e Gjimnazit “Xhevdet Doda” dhe ndërtimin e katedrales në vend të saj në Prishtinë ?
A nuk ishte kjo kunder planit urban të asaj hapësire aty ?
Pastaj me intereson të dijë se sipas jush a është në rregull shkatërrimi i një shkolle dhe në vend të saj të ndërtohet një katedrale ?
Ku ishit ju që as me parë dhe as tash nuk reagoni kunder kishes në oborrin e Universitetit të Prishtinës i cili nuk ka siq e quani ju kurrëfarë integrimi me ambientin dhe kontekstin urban të asaj hapësire ?

Me të vërtetë të lus mos të humbesh energji se koti sepse ajo Xhami do jetë bukuria e kryeqytetit tonë se shpejti.

Xhevdet Maloku
Kryetar i Partisë FJALA – Podujevë

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit