22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Yıldırım: Ndikimi në rritje i Turqisë si rezultat i fuqisë së shtetit, popullit dhe presidentit

Më të lexuarat

Parlamenti do të ketë të drejtën të thërras ministrat në përgjegjësi. Fuqia e parlamentit do të rritet, tha kryeministri turk Binali Yıldırım

ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım sot në Ankara deklaroi se ndikimi i Turqisë në rajon është në rritje, si dhe roli i saj në zgjidhjen e krizës në Siri dhe Irak, për të cilën konsiderohen se kjo është si rezultat i fuqisë së shtetit, popullit dhe presidentit, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım iu drejtua pjesëmarrësve të takimit të udhëheqësve të zyrave rajonale të partisë në pushtet të Turqisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) dhe me këtë rast foli për çështjet aktuale në Turqi dhe në rajon.

“Kemi biseduar me Irakun, në radhë të parë për çështjen e Bashikas, Mosulit, Sinjarit dhe luftën kundër terroristëve të PKK-së. Ndikimi i Turqisë në rajon është në rritje. Ndërsa ata të cilët një vit më parë nuk e kishin llogaritur Turqinë në zgjidhjen e krizës siriane, tani janë duke bërë çdo gjë që Turqia thotë. Pra, kjo është forca e shtetit tonë. Kjo buron nga forca e vendit tonë, popullit dhe aftësisë të presidentit tonë”, ka thënë Yildirim.

Duke iu referuar pakos së ndryshimeve kushtetuese në vend, për të cilën ka thënë se do të rrisë kompetencat e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë.

“Parlamenti do të mund të hulumtojë, të zhvillojë dhe të miratojë propozimet legjislative, të monitoron dhe në një mënyrë të procesuojë presidentin. Parlamenti do të ketë të drejtën të thërras ministrat në përgjegjësi. Fuqia e parlamentit do të rritet”, ka thënë Yildirim duke komentuar pretendimet se pakoja e ndryshimeve kushtetuese mund të çojë në dobësimin e kompetencave të parlamentit.

Ai tha se ndryshimet aktuale kushtetuese në fakt janë zbatim i referendumit të vitit 2007, kur qytetarët e Turqisë vendosën që Presidenti i vendit duhet të zgjedhet nga populli.

“Pra, bëhet fjalë për përfundimin e atyre gjërave që kanë mbetur pa plotësuar. Disa janë ngritur, bëjnë zhurmë dhe thonë ‘po ndryshon regjimi, po na ikë Turqia’, por në fakt ikin ata vetë. Turqia nuk shkon askund, por hapëron fuqishëm drejt nivelit të lartë të civilizimit bashkëkohor. Askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugën e Turqisë, për shkak të dëshirave personale”, tha kryeministri turk.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit