20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Yıldırım: Mbyllja e Al-Aksës praktikë e gabuar e Izraelit

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım sot në Ankara ka hedhur poshtë pretendimet për ngritjen e hetimeve ndaj 68 kompanive gjermane

ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım sot në Ankara ka hedhur poshtë pretendimet për ngritjen e hetimeve ndaj 68 kompanive gjermane, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel i cili dje tha se nuk do të inkurajojë investitorët gjermanë për të bërë biznes në Turqi, Yıldırım tha se në vendin e tij ka kompani pronarët e të cilëve janë shtetas të Gjermanisë, por ata drejtohen nga shtetas të Turqisë dhe ata veprojnë më shumë se gjysmë shekulli.

Yıldırım u bëri thirrje zyrtarëve gjermanë që të largohen nga retorikat që mund të dëmtojnë ekonomitë e dy vendeve.

Ai gjithashtu komentoi mbi tensionet e fundit në kompleksin Al-Aksa, duke porositur se vendosja e masave të ndalesës ndaj muslimanëve për hyrje në xhaminë Al-Aksa në asnjë mënyrë nuk kontribuon në zgjidhjen e çfarëdo problemi.

“Nëse provoni që të bëni kontroll ndaj të gjithë besimtarëve, një nga një, vjen deri tek vështirësitë në kryerjen e obligimeve fetare. Prandaj, në lidhje me situatën në përgjithësi, nevojitet të merren masa të tjera. Bota islame është shumë e ndjeshme ndaj këtyre çështjeve. I rekomandojmë Izraelit se praktika e tanishme është e gabuar, sepse mbyllja e dyerve të Al-Aksës para muslimanëve, është një akt tejet radikal nën pretekstin e kërcënimit të terrorizmit dhe kjo sigurisht që nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e cilit do problem por përkundrazi. Shpresoj në normalizimin e shpejte të situatës”, tha Yıldırım.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit