12.2 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Mbi 300 pacientë me fraktura si pasojë e tërmetit në detin Egje

Më të lexuarat

Te tre persona është konstatuar fraktura në shpinë dhe në bel. Ka edhe nga ata që kanë fraktura në këmbë. Nuk ka me dëmtime të rënda, tha ministri i Shëndetësisë turk Ahmet Demirçan

ANKARA (AA) – Mbi 350 qytetarë janë paraqitur në qendrat shëndetësore në Turqi për shkak të lëndimeve që morën nga tërmeti me magnitudë 6.5 gradë të Rihterit i cili u regjistrua mbrëmë në detin Egje pranë bregdeti të Turqisë dhe Greqisë, ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë të Turqisë Ahmet Demircan, raporton Anadolu Agency ( AA).

Demircan tha se 272 persona janë transportuar me ambulanca në spital, ndërsa të tjerët erdhën me automjete personale.

“Te tre persona është konstatuar fraktura në shpinë dhe në bel. Ka edhe nga ata që kanë fraktura në këmbë. Persona me dëmtime të rënda nuk ka”, tha Demirçan.

Nga Agjencia shtetërore turke për menaxhimin me kriza (AFAD) njoftuan tërmeti me magnitudë 6.5 gradë është regjistruar në ora 01:31 sipas kohës lokale në thellësi prej 7.8 kilometrash, ndërsa pas tij janë regjistruar edhe 40 tërmete prej 3 deri në 4.6 gradë.

Si pasojë e tërmetë me 6.5 gradë jetën humbën dy presona dhe u plagosën qindra të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit