Xhumaja e parë e Ramazanit një fillim që zgjon zemrën

Më të lexuarat

​Falënderimi i takon Allahut që na e dhuroi edhe një herë mundësinë të arrijmë Ramazani muajin e mëshirës, faljes dhe çlirimit nga zjarri. Paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij.

O agjërues!

​Sot është xhumaja e parë e këtij muaji të bekuar. Një fillim i fortë, një dritare e hapur, një thirrje qiellore që na fton të mos jemi thjesht të uritur e të etur, por të jemi të zgjuar inë zemër dhe të gjallë inë shpirt.

​Ramazani nuk është vetëm ndalim është ndezje!

​Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: ​“O ju që besuat! Ju është bërë obligim agjërimi, ashtu siç ishte bërë obligim për ata para jush, që të bëheni të devotshëm (të keni takva).” (Bekare, 183)

​Agjërimi nuk është vetëm largim nga ushqimi dhe pija. Ai është rikthim te burimi është momenti kur besimtari ndalet dhe pyet veten:

  • ​A është ende zemra ime e ndezur?
  • ​A është ende lidhja ime me Allahun e gjallë?

​Shumë prej nesh kemi hyrë inë këtë muaj me mall, me plane, me lot inë sy dhe me dua inë buzë. Por kujdes: ashtu si një llambë ka nevojë për vaj, edhe zemra ka nevojë për përkujdesje të përditshme.

​Mos lejo që entuziazmi i ditës së parë të zbehet inë javën e parë.

Mos lejo që agjërimi të bëhet rutinë, ndërsa zemra mbetet e palëvizur.

 

​Shenjat e gjallërisë së zemrës në Ramazan

​I Dërguari i Allahut, ka thënë:

“Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar shpërblimin, i falen mëkatet e kaluara.” (Trasmeton Buhariu)

​Me besim dhe me shpresë, jo me zakon. Me zemër të gjallë, jo me shpirt të lodhur.

Prandaj:

  • ​Kur Kurani nuk lexohet vetëm me gjuhë, por me ndjeshmëri.
  • ​Kur namazi i natës nuk është barrë, por takim i pritur.
  • ​Kur sadakaja nuk jepet për zakon, por për dashuri.
  • ​Kur falja e të tjerëve bëhet më e lehtë se mbajtja e inatit.

​Ramazani është muaji i Kuranit. Është muaji kur fjala e Allahut zbret jo vetëm inë sy, por inë zemër. Mos e trajto Kuranin si një detyrë për ta përfunduar, por si një letër nga Zoti yt, që të flet personalisht ty.

​Rreziku i agjërimit pa shpirt

​I Dërguari i Allahut na ka paralajmëruar se mund të ketë agjërues që nuk marrin nga agjërimi i tyre veçse uri dhe etje. Pse? Sepse trupi ka agjëruar, por zemra jo.

Agjërimi i vërtetë është:

  • ​Agjërimi i syrit nga harami.
  • ​Agjërimi i gjuhës nga përgojimi.
  • ​Agjërimi i zemrës nga urrejtja.

​Nëse ndiejmë se kemi filluar të lodhemi shpirtërisht, mos u dorëzo. Kjo është pikërisht arsyeja pse erdhi Ramazani për të na ringjallur, jo për të na gjykuar.

​Si ta mbajmë të ndezur dritën gjatë gjithë muajit?

  1. Rregullo lidhjen me Allahun para se të rregullosh programin. Para se të shtosh aktivitete, shto sinqeritetin.
  2. Vendos një moment të përditshëm vetmie me Zotin. Qoftë edhe dhjetë minuta para iftarit, ku duaja del nga zemra e thyer.
  3. Zgjidh shoqëri që të kujton Allahun. Ramazani forcohet inë xhemat, inë familje, inë rreth të mirë.
  4. Mos e nënvlerëso një hap të vogël të vazhdueshëm. Allahu e do veprën e vazhdueshme, edhe nëse është e vogël.

O besimtarë!

​Xhumaja e parë, një fillim i ri brenda fillimit

​Nëse ditët e para nuk ishin siç e prisje, sot është dita për ta rindezur llambën. Nëse ke qenë i fortë, kërko që Allahu të ta shtojë qëndrueshmërinë. Nëse je ndier i dobët, kërko që Ai të ta forcojë zemrën.

  • ​Mos e mat Ramazanin sa herë je uritur, por sa herë je zbutur.
  • ​Mos e mat me sa sure ke përfunduar, por me sa ajete të kanë ndryshuar.

​O Allah, bëje këtë Ramazan pikë kthese për çdo agjërues. Ndriço zemrat tona me dritën e udhëzimit. Na jep agjërim që na pastron, namaz që na ngre dhe Kuran që na shëron.

O agjërues!

​Mos lejo që drita jote të zbehet inë mes të muajit. Mos e fik me dorën tënde atë që Allahu ta ndezi me mëshirën e Tij. Le të jetë kjo xhumaja e parë një besëlidhje e re me Zotin:

    • ​-. të agjërojmë me trup,
    • ​-. të përulemi me zemër, dhe
    • ​-. të dalim nga ky muaj më të pastër, më të fortë dhe më afër Allahut se kurrë më parë

/Hoxhë Ulvi Fejzullahu/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit