Nga fjalët e mrekullueshme të dijetarit të shquar, shejh Abdurrahman es-Sa‘di, Allahu e mëshiroftë.
Ai ka theksuar shprehimisht se (debati me të devijuarit) bën pjesë në kuadrin e xhihadit në rrugën e Allahut.
Pastaj ka theksuar se ndër format më madhështore të xhihadit është ndjekja e rrugëve të dijes dhe e mësimdhënies, etj.
Kjo është nga një traktat i vogël në vëllim, por i madh në domethënie, i shejhut, që mban titullin:
“Shkaqet e shumëfishimit të shpërblimit të veprave të mira”.
Ai është ndër veprat origjinale të shejhut dhe përmban vërejtje qëllimore (makasidore) që syri nuk mund t’i shpërfillë.
