Elhamdulilah Ue Salatu Ue Selam Ala Rasulilah
Ngritet muslimani për t’ju treguar anti islamistëve, se sa ne jemi patriota, e shkel shenjtërinë e xhamisë, me muzika e me fotografi të ndryshme.
Pse muslimani e ndjen veten inferior përballë anti islamistëve, duke i shkelur parimet fetare.
Xhamitë nuk janë të ndërtuara për tu krenuar secili me prejardhjen e tij fisnore apo kombëtare, por për ta adhuruar All-llahun Teala.
Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
…هي لِذِكْرِ اللهِ عزَّ وجلَّ، والصَّلاةِ وقِراءَةِ القُرْآنِ…
“…Ato (Xhamitë) janë për përmendjen e Allahut të Madhëruar, për namaz dhe për leximin e Kur’anit…” Buhariu.
A është e drejtë ti thuhet një kardiokirurgut në sallën e operacionit, qu edhe na trego se sa je shqiptar, apo mjeku ti thotë pacientit ku e ke flamurin kombëtar, se ti nuk je shqiptar?
Pacienti është shtrirë në sallën e operacionit dhe po e kërkon kurimin apo operimin, nuk është vendi për të treguar se sa shqiptar është.
Kur është e nevojshme, me i tregu dhëmbët karshi armiqve, ne do të jemi të parët, në safin e parë me lejen e All-llahut Teala, sepse kështu na mëson feja jonë madhështore, dhe kush vdes duke e mbrojtur pasurinë, në këtë rast pasuria jonë është edhe Kosova dhe vendi ynë, vdes si shehid inshaAllah.
Ndërsa ata që na shiten si patriota duke u mbështjellur me flamuj, kokat e tyre(priftërinjtë) as që do ta merrnin mundin të dalin në luftë kundër shkaut, në rast sulmi nga ta.
Këtë e themi nga përvoja që kemi në luftën e Kosovës dhe jo që po paragjykojmë pa fakte.
Ç’është kjo hipokrizi,ku të tillët ju hedhin hi syve popullit tonë.
Ruajeni shenjtërinë e xhamisë, dhe mos u kompleksoni nga qafirat e dalur nga feja, ne jemi musliman dhe kemi parimet tona fetare, ku feja jonë nuk e lufton prejardhjen(kombin).
Ata le të llomotisin sa të dojnë, me kalimin e kohës, të gjitha akuzat ju kthehen mbrapsht, veqse disa prej tyre ju kanë kthyer.
Krishterizmi përtej kombit dmth universalizem,
Vëllazeria krishtere me sërbet,
Mesha në malet e Kosovë, Krishterizmi politik etj etj.
Andaj pritni se edhe ne po presim, akuzat do ju kthehen mbrapsht, e rëndësishme ti si musliman, mos i thyej parimet e tua, se çfarë ata flasin lartë e poshtë, ti përmbaju parimeve të Krijuesit tënd.
Ergin Shala
