7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Xhamitë e Shkupit mbledhin mbi 157 mijë euro për zonat e prekura nga tërmeti në Türkiye

Më të lexuarat

Sipas një njoftimi të kryetarit të Myftinisë Qenan Ismaili, janë tubuar gjithsej 157.620 euro, duke përfshirë edhe mjetet të cilat janë dorëzuar në xhirrollogarinë e Myftinisë dhe në selinë e saj…

Në xhamitë e Myftinisë së Shkupit janë tubuar mbi 157 mijë euro nga besimtarët pas një aksioni të organizuar për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmetet e fuqishme që goditën Türkiye-n jugore javën e kaluar, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi të kryetarit të Myftinisë Qenan Ismaili në rrjetet sociale, nga aksioni i realizuar më 10 shkurt pas namazit të xhumasë në 107 xhami në territorin e Myftinisë së Shkupit, janë tubuar gjithsej 157.620 euro, duke përfshirë edhe mjetet të cilat janë dorëzuar në xhirrollogarinë e Myftinisë dhe në selinë e saj.

Myftiu Ismaili ka shprehur mirënjohje për të gjithë besimtarët e Shkupit, nëpunësit fetarë dhe këshillet e xhamive për tubimin e mjeteve pas qarkores së lëshuar nga Myftinia e Shkupit më 10 shkurt.

Mjetet do të dorëzohen në destinacionet e përcaktuara nëpërmjet Riasetit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, mbi 35 mijë njerëz kanë humbur jetën nga tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë me epiqendër në Kahramanmaraş, nga i cili prekën mbi 13 milionë njerëz në dhjetë provinca turke, përfshirë provincat Hatay, Gaziantep, Adıyaman, Malatya, Adana, Diyarbakır, Kilis, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Türkiye-n jugore në interval prej më pak se 10 orësh.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit