20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Xhaferi: Tensionet në Maqedoni i shfrytëzoi Serbia

Më të lexuarat

Thotë se tensionet në Maqedoni po shfrytëzohen gjerësisht për marketing politik, sidomos nga Serbia, e cila ndodhet në kohë zgjedhjesh. Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, zv/kryeministri maqedonas Musa Xhaferi thotë se ministrja e Punëve të Brendshme maqedonase, Gordana Jankullovska u ngut kur i quajti ‘ekstremistë islamikë’ të dyshuarit për vrasjen e pesëfishtë në Shkup.

Ndërkohë, duke komentuar deklaratat në shtypin maqedonas se ka një politikë të koordinuar ndërmjet Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë për krijimin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, Xhaferi, ka thënë se për këtë nuk angazhohet askush, sepse është e pamundshme.
“Garancionet e Brukselit dhe të Uashingtonit janë se nuk do të lejohet precedenti i lëvizjes së kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Nëse hapet ajo kuti, të gjithë kanë të drejtë legjitime t’i rishqyrtojnë kufijtë”, ka thënë Xhaferi.
Zërave që pretendojnë se tensionet në Maqedoni janë fushatë e koordinuar e shërbimeve sekrete maqedonase, serbe e ruse, Xhaferi u kundërpërgjigjet duke thënë se vetëm gazetarët kanë ‘kënaqësinë’ të proklamojnë variante të tilla konspiracioni.  /Indeksonline/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit