15 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

VV po bën spastrimi të aktivistëve me filtra ideologjik dhe botëkuptimor! Asdren Bytyqi

Më të lexuarat

Nuk mund të mbash ligjeratë për demokraci e meritokraci, e të jesh shkelës i ligjeve të shtepisë tënde!
Vetëvendosje që nga formimi i saj u përpoq ti qëndrojë parimit politik, se demokracia fillon nga brenda. Zgjedhjet dhe përzgjedhjet brenda kësaj partie ishin rezultat i vullnetit të lirë të aktivistëve, të cilat zgjedhje nuk prodhuan spastrime apo kontestime, por manifestim të meritokracisë e demokracise së brendshme. Por tash, vetëvendosja dhe lideri I saj, e kanë kuptuar që demokracia nuk është modeli i duhur për partinë e tyre.
Paranoja politike nga trauma e puçistëve të PSD-së, nga copëtimi i mundshëm i partisë dhe nga korruptimi prej oligarkisë së fuqishme, e rikonceptoi qasjen e brendshme politike përmes spastrimit të aktivistëve me filtra ideologjik dhe botëkuptimor.
Para ardhjes në diskutim të politikave dhe ligjeve të cilët përplasin botëkuptime të fuqishme morale mbi jetën dhe shoqërine (Kodi Civil), botëkuptimet e ndryshme morale, nuk ishin pengesë për besim të ndërsjelltë në kauzën e përbashkët politike për shtet të së drejtës.
Por listës së paranojave politike nga ‘’puçet e brendshme’’ apo ‘’armiqtë e mundshëm’’, i’u shtuan padrejtësisht edhe aktivistët e përkushtuar me botëkuptime të ndryshme morale.
Ndryshimi i trajektores nga besimi dhe rrugëtimi i përbashkët politik, nuk mund të vlerësohet vetëm nga një qëndrim i ndryshëm politik për një cështje të caktuar, ne mesin e dhjetra, apo qindra qëndrimeve të hamonizuara politike.
Spastrimi i njëpasnjëshëm i aktivistëve kandidatë per degët e VV-së nëpër komuna, është tradhti dhe përbuzje e punës, e sakrificës dhe besimit të aktivistëve në idealet për drejtësi, barazi e zhvillim të shoqërisë. Vetëvendosje po kthehet gradualisht, por sigurt, në origjinën e themeleve të saj, në një organizatë me mendësi socialiste, e cila I pranon vetëm kontribuesit dhe bashkëmendimtarët ideologjik, si dhe të konvertuarit politik, të cilët per shkak të defiçitit në kontributin politik partiak, kthehen në servilë të devotshëm.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit