13 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Çka e bëri Arbër Vokrrin ta tërheq kandidaturën për kryetar të VV në Qendrën e Prishtinës

Më të lexuarat

Arbër Vokrri një nga aktivistët më të hershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, i riu që e shoqëroj Albin Kurtin për më shumë se 2 dekada, asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës prej dy mandatesh, pjesmarrës në çdo aksion politik të Lëvizjes Vetëvendosje, lobues i madh dhe aktivistë me ndikim që shtriu Lëvizjen aty ku nuk mund të shtrihej.

Mjeku i ri, kësaj radhe morri guximin dhe me 25 Gusht njoftoj se po kandidon për kryetar të Qendrës së VV në Prishtinë. Arbëri morri shumë mbështetje për këtë hap, por seç u venitën mbështetësit kur në këto momente kur shumë kanditatë për kryetar të qendrave të VV, po eliminohen e po spastrohen ideologjikisht për shkak të bindjeve dhe vlerave morale, fetare e personale që ndjekin, edhe Dr. Arbëri njoftoj se po tërhiqet nga gara për kryetar të Qendrës në Prishtinë.

Arsyetimi i tij se pas tërheqjes së tij nga gara, është për shkak se e ka konfirmuar kandidimin edhe Dr. Arben Vitia (kryetari aktual i Qendrës) nuk është shumë i bindshëm. A thua çfarë në të vërtetë e shtyu Arber Vokrrin për tu tërhequr?

 

Lexoni shkrimin e tij në Facebook:

Të dashur aktivistë e simpatizues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Gara për kryetarin e Qendrës së Prishtinës (QPR) ka implikime që shkojnë përtej kësaj dege organizative. Kandidimi im është bërë në një periudhë kur nuk ka qenë e njohur nëse të njejtën do ta bënte edhe kryetari i deritashëm i QPR, shoku dhe kolegu im Dr. Arben Vitia. Angazhimi im në Lëvizje ka qenë dhe vazhdon të jetë pa pauzë. Në këshillim me aktivistët u pajtuam se jemi në një kohë kur duhet evituar mundësia e përçarjeve dhe e polarizimeve si dhe kur duhet shmangur çfarëdo fushate eventuale negative e cila s’ka ndodhur më herët e s’bën të ndodhë as tani.
Në këtë frymë unë e takova edhe kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me të cilin njihemi e bashkëpunojmë qe më tepër se 25 vjet. Biseduam për gjendjen organizative të subjektit tonë por poashtu edhe për situatën e përgjithshme në vend. Atij ia kumtova edhe qëndrimin tim – që e konsideroj si hap më të dobishëm tërheqjen nga kandidimi për kryetar të QPR. Protagonizmi në një fitore apo humbje përçarëse nuk i shërben askujt në këtë mes.
Unë ju falënderoj nga zemra të gjithë juve që e mbështetët kandidimin tim! Bashkë do ta avansojmë QPR/VV për një organizim më të mirë dhe suksese më të mëdha. Dr. Benit i uroj sukses në rizgjedhje dhe drejtim të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendrës së Prishtinës.
I juaji,
Arbri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit