12.4 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

VV: Na sulmuan djemtë e Sabit Gecit

Më të lexuarat

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një kumtese, bën të ditur se sonte rrreth orës 21:20 katër persona, nga të cilët dy të armatosur, kanë sulmuar dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje brenda në hollin e zyrës dhe para objektit.
“Dy nga sulmuesit ishin djemtë e Sabit Gecit, Alban dhe Kushtrim Geci, të cilët kanë të kaluar kriminale”, thuhet në kumtesë.
“Policia i arrestoi këta dy persona ndërsa dy të tjerë kanë ikur”.
“Dy aktivistë të Lëvizjes janë therrur me thikë dhe po trajtohen në QKUK”.
“Ky sulm është sulm i planifikuar ndaj Lëvizjes Vetëvendosjes është i papranueshëm. Të tilla sulme nuk e ndalin Lëvizjen në kauzën e saj të drejtë”, thuhet në kumtesën e VV-së. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit