8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vuçiq thotë se Kurti e pyeti se kur do ta njohë Kosovën – tregon edhe përgjigjen e dhënë

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot, pas një raundi të ri të bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel, se ishte rënë dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut.

“U ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut dhe shpresoj se kjo është një gjë e rëndësishme, e cila mund të garantojë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe gjithçka tjetër do të ishte e panevojshme për t’u komentuar”, u ka thënë Vuçiq, gazetarëve, përcjell Telegrafi.

Por, siç ka pretenduar ai, “delegacioni i Prishtinës nuk dëshiron të përmbushë marrëveshjet e nënshkruara dhe nuk dëshiron të diskutojë mbi Bashkimin e Komunave Serbe”.

“Ata kërkuan urgjentisht dhe menjëherë për të dëgjuar se kur do ta njohim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë më tej Vuçiq.

Ndërsa në pyetjen rreth atmosferës së takimit “ballë për ballë me Albin Kurtin”, Vuçiq ka thënë: “Ai (Kurti) tha: Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën. Unë i thashë: Asnjëherë. (Dhe) ai shpërtheu”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit