11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Vuçiç: Që serbë e shqiptarë të jetojnë së bashku!

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë sheh formulë paqeje te Asocaconi

Gjithçka që është nënshkruar në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e BE-së, duhet të zbatohet, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një intervistë para raundit të ri të bisedimeve mes dy palëve më 18 mars.

Në dy ditët e kaluara, në kuadër të përgatitjeve për takimin trepalësh me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Ohër nën patronatin e BE-së dhe shefin e diplomacisë së BE-së Josep Borrell, Vuçiç ka takuar përfaqësuesin special të Unionit për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në bisedën me zyrtarin amerikan, ai vuri në dukje “pozitën e pandryshuar të Serbisë në drejtim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, duke theksuar domosdoshmërinë e “zbatimit të plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani”, si “dhe ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare të Serbisë”, është bërë e ditur nga zyra e Vuçiçit.

Në një intervistë për Euronews në gjuhën angleze, Vuçiç theksoi se në lidhje me themelimin e Komunitetit të Komunave Serbe, nën patronatin e BE-së janë nënshkruar katër marrëveshje.

Pika kyçe

Beogradi insiston se formimi i ZSO-së duhet të jetë pikënisja dhe pika kyçe për zbatimin e mëtejmë të propozimit të marrëveshjes evropiane për Kosovën, sepse Kosova e ka marrë këtë obligim në Bruksel dhe Serbia e konsideron BE-në garantuese të formimit të kësaj asociacioni. Por autoritetet e Kosovës mendojnë se ZSO duhet të jetë pjesë qendrore e marrëveshjes, por vetëm përmes njohjes reciproke.

“Ne tashmë kemi nënshkruar gjithçka dhe sigurisht është nënshkruar nga përfaqësuesit e BE-së dhe duhet të zbatohet. Dhe ky nuk është qëllimi përfundimtar. Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku, të jetojnë shumë më mirë dhe të respektojnë njëri-tjetrin, pa armiqësi”, tha Vuçiç.

I pyetur nëse po përgatitet për një raund të ri bisedimesh me përfaqësuesit e Kosovës dhe cilat janë “vijat e kuqe”, Vuçiç tha se ato i kanë të dyja palët, por që është e rëndësishme të arrihen zgjidhje kompromisi për të normalizuar situatën.

“Besoj se është në interes të të dyja palëve që të sigurohet qarkullimi i lirë i mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Duhet të punojmë me shumë zell për këtë, si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”, tha Vuçiç.

I pyetur nëse Serbia është e gatshme t’i bëjë disa lëshime palës kosovare në lidhje me anëtarësimin në Këshillin e Evropës apo të paktën ta pranojë atë procedurë, Vuçiç tha se ata “tashmë e kanë filluar atë procedurë“, dhe nuk e kanë pyetur Serbinë sepse “e bëjnë pa patur nevojë për të”.

Ai përsëriti se i tha presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz se çfarë mendonte për pranimin e Kosovës në OKB, por se Beogradi ishte i gatshëm të diskutonte çështje të tjera.

“Ne duhet të diskutojmë edhe disa ligje që duhet të miratohen dhe këtë do ta diskutoj në Ohër me bashkëbiseduesit e mi dhe disa persona të tjerë. Por ne jemi të gatshëm të diskutojmë shumë çështje dhe ata i dinë vijat e mia të kuqe”, tha Vuçiç.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse kjo do të thotë se nuk i mbyllet dera për mundësinë që Serbia të thotë “po” për anëtarësimin e Kosovës, ai tha: “Në disa organizata po. Nuk po flas për Këshillin e Evropës, ata tashmë e kanë nisur këtë pa ne”.

Vuçiç theksoi se njerëzit janë “ngopur me të gjitha llojet e presioneve” me të cilat po përballet Serbia në lidhje me Kosovën, sanksionet (në Rusi) “dhe gjithçka tjetër”.

Prandaj popullariteti i BE-së në (Serbi) është pothuajse në nivelin më të ulët dhe ishte edhe më keq një muaj më parë, por Serbia ka bërë shumë, tha Vuçiç. Nëse vazhdon kështu, ai është i bindur se Serbia një ditë do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit