16.5 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Vrasja e dyfishtë në Gjirokastër, shkak një mur ndarës

Më të lexuarat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër në orët e para të ditës së sotme.

Burime për Lapsi.al bëjnë me dije se Apostos Kosta ka vrarë çiftin, Afërdita dhe Aleks Kosta, dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Mësohet se autori ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Bëhet me dije se autori dhe viktima janë të afërm dhe shkaku i ngjarjes ka qenë një mur ndarës për të cilin kanë qenë në gjyq.

Më poshtë njoftimi i Policisë:

Policia mori njoftim se rreth orës 07:25, në lagjen Palorto, Gjirokastër ka patur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanstatuan se shtetasi Apostol Kosta është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasit A.K, 66 vjeç dhe A.K, 49 vjeçe (bashkëshortë).
Për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit A.K dhe A.K, ndërsa autori ka tentuar të kryej vetvrasje. Ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rënde.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie.
Në vend kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit