7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

VMRO – DPMNE do mbyllje të shpejt të Smikovcit

Më të lexuarat

Partia VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit është e interesuar që sa më shpejt të mbyllet procesi gjyqësor lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Burime pranë kësaj partie i thanë agjencisë së lajmeve INA se janë të interesuar që sa më shpejt të mbyllet procesi gjyqësor lidhur me vrasjen e 12 prillit, për të cilën ngarkohet grupi i të arrestuarve gjatë operacionit “Monstra”.

“Ne jemi të interesuar që të mbyllim këtë kapitull dhe se për këtë MPB dhe kryeministri Gruevski ka thënë se ka dëshmi të forta që argumentojnë se grupi i pesë të dyshuarve të parë, dy prej të cilëve janë në arrati, janë kryerës të vrasjes së pesëfishtë. Pavarësisht dilemave, në këtë rast nuk do të ketë politikë dhe fjalën do ta thotë drejtësia në bazë të provave dhe dëshmive”, theksojnë burime pranë partisë maqedonase në pushtet.

Nga kjo parti theksojnë se BDI nuk duhet të ndërhyjë në politizimin e këtij procesi gjyqësor. Nga ana tjetër, partia shqiptare si pjesë e koalicionit BDI ka theksuar se do të ketë proces të drejtë gjyqësor dhe transparent dhe do të shmangen dyshimet dhe tentimet për montim politik apo tendenca të tjera.

BDI ka bërë të ditur se nuk përjashton që në këtë proces gjyqësor dhe hetimor të përfshihen edhe ekspertë të huaj. MPB ka të dyshuar gjashtë persona si grupi që ka kryer vrasjen e pesëfishtë, dy prej të cilëve janë në arrati. MPB para mbylljes së hetimeve akuzoi grupin e shqiptarëve se janë pjesëtarë të grupeve radikale islamike. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit