8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vizitë zyrtare në plazh

Më të lexuarat

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Bujqësisë, Sadi Peroshi, është parë duke shëtitur në qytetin e Durrësit fundjavën e kaluar, së bashku me familjen, me veturë zyrtare.

Vetura e tipit Mercedes, ngjyrë metalike, me targa 3Z 001 16, e regjistruar në emër të Ministrisë së Bujqësisë, është vërejtur duke kaluar nëpër rrugët e Durrësit, të shtunën, më 9 qershor. Në këtë veturë janë parë edhe fëmijë.

Zëdhënësi i ministrisë së bujqësisë, Adil Behramaj, i tha Gazetës Jeta në Kosovë se zyrtari në fjalë, Sadi Peroshi, ka qenë në udhëtim zyrtar.

“Ky zyrtar ka marrë pjesë në një punëtori të strategjisë kundër drogës, e organizuar nga ministria e punëve të Brendshme në Durrës. Kanë qëndruar në hotelin Dolce Vita. Zyrtari ka marrë pjesë këtu, pasi që droga është prodhimtari bimore”, tha Behramaj.

Mirëpo, në dokumentin zyrtar të MPB-së, që ka përpiluar pjesëmarrësit në këtë grup punues, nuk vërehet asnjë zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë.

Gazeta i dha mundësi Peroshit që të shpjegohet, por nuk ka marrë koment prapa nga ai. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit