9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Viti i ardhshëm vendimtar për Evropën

Më të lexuarat

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë dhe Siguri, Catherine Ashton, me rastin e 62-vjetorit të Ditës së Evropës porositi që kontinenti do të vazhdojë të punojë aktivisht në zgjidhjen e problemeve globale. Sipas saj, Evropa është para një viti vendimtar për rikuperim.

Duke theksuar se kjo ditë është rast që të rishikojmë historinë dhe të ardhmen e integrimeve evropiane, Ashton ka thënë se ‘baza e ekonomisë evropiane mbetet e fuqishme’, por se vlerat e përbashkëta që na lidhin janë më të rëndësishme se kurrë. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së theksoi se që nga viti i shkuar kur shënohej kjo ditë, u arrit përparim i madh, duke përmendur posaçërisht Shërbimin Evropian për aktivitete të jashtme dhe sistemin për menaxhimin me situatat e krizës.

Në pothuajse të gjitha kryeqytetet evropiane gjatë ditës janë organizuar manifestime me rastin e 9 majit, ditës kur Robert Schuman paraqiti deklaratën dhe vizionin për Evropën e bashkuar./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit