16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Veteranët lirojnë autostradën Prishtinë – Shkup

Më të lexuarat

Veteranët e Uçk-së kanë liruar autostradën Prishtinë – Shkup, duke mundësuar qarkullimin e veturave.
 
Protesta e tyre po vazhdon e qetë dhe raportohet se policia ka kërkuar që Xhevdet Qeriqi të dërgohet në spital, por ai ka refuzuar, transmeton kp.
 
Veteranët protestues përleshen me Policinë, lëndohet Qeriqi
 
Pas skadimit të ultimatumit që veteranët e UÇK-së që zhbllokojnë rrugën, Policia e Kosovës ka ndërhyrë për t’i larguar ata nga magjistralja.
 
Nga përballja me Policinë është lënduar kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, raporton kp.
 
Policia po përdorë gaz lotsjellës dhe sprej. Ndërkohë po kërkon që protestuesit të mos gjuajnë me gurë.
 
Veteranët bllokojnë magjistralen, Policia jep ultimatum për lirimin e saj
 
Qindra veteranë të luftës kanë bllokuar magjistralen Kaçanik- Shkup për qarkullimin e kamionëve të cilët bartin mall nga Maqedonia.
 
Udhëheqësi i kësaj proteste, Xhevdet Qeriqi tha se derisa nuk zbatohen kërkesat e tyre, ata nuk do ta lirojnë këtë rrugë për qarkullimin e kamionëve por vetëm për qytetare dhe makina të vogla, raporton kp.
 
Zyrtaret policore kërkuan lirimin e rrugës dhe dhanë ultimatum 5 minuta, përndryshe do të ndërhynë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit