10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

SHBA jepi informacionet për sulmin ajror të gabuar nga ushtria turke: zyrtare

Më të lexuarat

Aeroplanët spiunë amerikanë, i kanë dhënë informacione forcës ajrore të Turqisë për një bombardim endacak që ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar e që vrau 35 civilë në vend të që të vriste separatistët kurdë, tha të enjten një zyrtar i mbrojtjes i SHBA.
Aeroplanët turk F-16, kishin nisur sulmin ajror në 29 dhjetor me qëllim për të sulmuar militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) pasi aeroplani spiun ameriakn zbuloi gjatë natës një grup që lëvizte drejt zonës së ndjeshme të kufirit juglindor, sipas zyrtarëve në Ankara.
“Ne jemi të njohur me këtë incident”, ka thënë zyrtari amerikan i mbrojtjes, i cili foli me kusht anonimiteti.
“Në këtë rast të veçantë, ata (operatorët e telekomanduar) vënë re një grup të njerëzve dhe disa kafshë që mbartnin ngarkesa. Ky informacion u miratua nga ana e turqve dhe pastaj aeroplani jonë spiun u largua nga zona. “
Shtetet e Bashkuara kanë avion pa pilot Predator, me bazë në vend dhe ata rregullisht ofrojnë informacion nga fluturimet e mbikqyrëse mbi lëvizjet dhe grumbullimin e forcave kurde për ushtrinë e Turqisë.
“Ne nuk kishim të bënim me sulm ajror, në fakt ne nuk ishim në zonë kur ka ndodhur bombardimi”, shtoi zyrtari.
Sulmi i dështuar ajror shkaktoi një valë protestash nga kurdët që e akuzoi qeverinë për kryerjen e një “masakëre”.
Përleshjet mes rebelëve kurdë dhe ushtrisë u shkallëzua në fund të vitit të kaluar.
PKK mori armët në rajonin e juglindjes së Turqisë në vitin 1984, rajon ku kurdët janë shumicë , duke shkaktuar një konflikt që ka marrë jetën e rreth 45.000 personave. Ajo është etiketuar si organizatë terroriste nga Ankaraja dhe nga shumë vende të komunitetit ndërkombëtar./Al Arabiya

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit