Ibn Kajjimi thotë në librin Ighathat el-Lahfan:
“Është parë nga përvoja se: kush jeton me dredhi e dinakëri, përfundon në varfëri.
O miku im, veprat e mira të njohura janë mburojë nga përfundimet e këqija!
Kjo është një e vërtetë që njerëzit e kanë provuar dhe nuk ka nevojë për argumente.
Kur Pejgamberi ﷺ i tregoi Hadixhes për zbritjen e shpalljes, i tha:
‘Kam frikë për veten time.’
Ajo i tha:
‘Jo, kurrsesi! Pasha Allahun, Allahu nuk do të të poshtërojë kurrë.’
Sepse ti mban lidhjet farefisnore, flet gjithmonë të vërtetën, ndihmon nevojtarët, e nderon mysafirin dhe qëndron në anën e së drejtës.
Hadixhja atë ditë nuk dinte asgjë për Islamin, por e dinte mirë se ai ishte prej njerëzve më të sinqertë tek Allahu.”
Ed-hem Sherkavij
